Shkollat, problem ditët me shi/ Grumbullime të fëmijëve për të hyrë, por edhe familjarëve jashtë

12/10/2020 19:58

Në kohë me shi problemet e familjarëve që dërgojnë dhe marrin fëmijët nga shkolla shtohen.

Dera që shërben për ndarjen e tyre me fëmijët që ndodhen brenda ambienteve të shkollës bëhen që të krijohen grumbullime të shumta.

Teksa thërrasin emrat e fëmijëve të tyre, prindërit përplasen me njëri tjetrin duke rrezikuar përhapjen e virusit covid-19.

“ Qau se u vonova pak unë. Po bëhet rrëmujë se ditë me shi sot. Të shqetësuar jemi se vend i vogël këtu. Sa fëmijë ka aq janë dhe prindërit”.

“Mësuesja e mbesës ka qenë me covid. Më vjen keq dhe për të por dhe për fëmijët ishalla si gjen gjë”.

“Nuk na lënë të hymë brenda. T’i shoqërojmë fëmijët me çadër e problem është”.

“Këtu rrëmujë bëhet çdo herë, mirë që na gjejnë vetë fëmijët”.

“Rrëmujë shumë se edhe ne se ruajmë distancën. Rrimë presim fëmijët këtu se për dy orë që bëjnë mësim ata”.

Top Channel