Asambleja e PS/ Bushati në Open: Spektakël për të larguar vëmendjen nga bilancet negative të qeverisë

12/10/2020 22:28

Të premten Partia Socialiste mbajti asamblenë kombëtare, ku Rama mbajti një fjalim rreth 2 orë ku sulmoi fuqishëm, presidentin Ilir Meta dhe duke diferencuar Bashën.

Analisti Andi Bushati thotë se asambleja u duk si një shoë dhe nuk u tregua asnjë bilanc.

‘Asambleja ishte si një shoë ku foli një persona ndërsa të tjerët qeshnin pa lidhje, dhe luftonin me njëri-tjetrin se kush qeshte më shumë që t’i binte në sy kryetarit.

Ajo atje ishte një gallad e madhe. Nuk pamë anjë bilanc atje. Kur qeveria synon të largojë vëmendjen e bilanceve të dobëta, Rama bën këtë spektakël’- tha Bushati.

Top Channel