Vetëvrasjet me armë dominojnë zonat rurale në perëndim e jug të SHBA/ Raporti

12/10/2020 19:00

Në 11 zona adminsitrative, më shumë se 100 rezidentë në vit përdorin armët e tyre për t’i dhënë fund jetës.

Rreth 23,000 njerëz në vit vdesin nga vetëvrasja me armë në Shtetet e Bashkuara, tragjedi të cilat domonojnë në zonat rurale në perëndim e jug të vendit, thotë një studim i ri nga një grup për kufizimin e zoterimit të armëve personale.

Raporti thotë se një seri faktorësh ishin shkaqet e tragjedisë duke nisur nga sëmundjet mendore, ndryshimet e realitetit ekonomik dhe masa e madhe e njerëzve që zotërojnë armë.

“Në të gjithë kombin rreth gjysma e vetëvrasjeve ka të bëjë me armët e zjarrit. Por disa zona të veçanta administrative tregojnë ndryshime madhore me të tjerat”, thuhet më tej.

Ekspertët tremben se rreth 7,000 jetë të tjera do të humbasin në SHBA vetëm gjatë vitit 2020, teksa blerjet e armëve të zjarrit janë shtuar gjatë recesionit ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Është një kombinim toksik,” tha Sarah Burd-Sharps, drejtoreshë e grupit të mbështetjes Everytown Support Fund.

Prej muajsh më shumë se një e treta e amerikanëve kanë shprehur simptoma ankthi ose depresioni, ndërsa linjat e ndihmës për problemet mendore kanë qenë tërësisht të zëna me telefonues të shqetësuar për shëndetin mendor dhe idetë e vetëvrasjes.

Për rezidentët dhe politianët e 20 distrikteve të goditura më rëndë nga fenomeni, kjo është nje alarm zgjimi.

Raporti flet për 11 distrikte në Alaska, Arizona, Colorado, Idaho, Montana, Oklahoma, Oregon e Tennessee, te cilat kane më shumë se 100 rezidentë në vit që përdorin armët e tyre personale për t’i dhënë fund jetës.

Mes tyre komunitetet amerikane aborigjene si ato në Alaska ishin nga më të prekurat, sipas raportit, prej mungesës së kujdesit arsimor e kulturor, traumës mes gjeneratave si dhe precedentëve të theksuar të vetëvrasjes.

Raporti përmendte ato që quante “vdekje dëshpërimi” të theksuara mes klasës punëtore amerikane prej mungesës së perspektivës ekonomike dhe rënies së shkaktuar nga koronavirusi.

Burrat vuanin më shumë nga stigmatizimi dhe pengesat emocionale për të kërkuar ndihmë për shëndetin mendor, sidomos në zonat rurale të SHBA. (Guardian)

FOTO GALERI
1/3
Colorado rurale eshte nga zonat me te prekura prej vetevrasjeve

Top Channel