Reperit Chris Brown i është ndalur hyrja në Britaninë e Madhe për shkak të dosjes penale që ka.

Në 2009 ai u dënua për dhunë ndaj këngëtares Rihanna. Tre vjet pas atij episodi iu dha leja për një koncert dhe në 2016-tën, autoritetet britanike e ndaluan të shkelte atje. Por, kjo se ka penguar këngëtarin të fluturonte për në Londër për të parë djalin 10 muash, të cilin e ka me ish- të dashurën Ammika Harris. Përveç kësaj Brown është parë tek festonte në prani të këngëtares Adele, me të cilën ka një miqësi shumë të fortë.

Sipas revistës “Sun”, reperi është shfaqur në festë në mes të natës dhe ka qëndruar deri në 2 të mëngjesit. Ai dhe Adele janë miq që prej 2013, vit në të cilin kanë qenë të dy të nominuar për çminim Grammy.

Gjatë festës u panë dhe shumë figura të tjera të njohura si reperi Skepta, edhe ky mjaft mik me Brown. Skepta përflitet të ketë pasur dhe një flirt me Adele.

Top Channel