Nuk ka ende një datë për kthimin në fushë të skuadrave të Kategorisë Superiore. Përkundrazi, anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, të paktën shumica e tyre, kanë vendosur që bojkoti të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesa nga ana e qeverisë.

Në mbledhje ne sotme, të mbajtur në ambientet e “Air Albania”, është votuar nga presidentët për vazhdimin e bojkotit.

Qëndrimi i palëve (Ligë Profesioniste dhe qeveri) pa lëvizur nga llogoret përkatëse, vetëm sa e thellon hendekun mes palëve. Ata që e pësojnë janë tifozët, që nuk shohin futboll, por edhe futbollistët apo pjesëtarët e stafeve, që pa zbritur në fushë rrezikojnë të mos paguhen në bazë të kontratave që kanë nënshkruar.

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit u mblodhën sot për të diskutuar në lidhje me çështjet organizative dhe…

Posted by Liga Profesioniste e Futbollit on Monday, October 12, 2020

 

Top Channel