Pas ditës së enjte do të gjobiten ata që nuk e përdorin maskën në ambiente të hapura.

Ditën e mërkurë pasi të dalë akti normativ do të mësojmë se sa do të jetë gjoba nga ana monetare për të gjithë ata që prej së enjtes nuk do mbajnë maskë, gjobë kjo që do i bashkangjitet faturës së energjisë elektrike. Në aktin normativ do të mësohet dhe se cilat raste bëjnë përjashtim nga gjoba dhe në cilat ambiente do mund ndoshta të tolerohet.

Gjithashtu këtë herë nuk do jenë inspektorët ata që do vendosin gjobat por policia bashkiake dhe ajo e shtetit do të vrojtojnë se cilët shkelin masat anti-covid.

Pasi qëndruam për 2 orë në një farmaci në kryeqytet kuptuam se interesi për përdorimin e maskës është rritur madje një qytetare mendoi edhe për ditët pas së enjtes kur do jetë e detyruar të përdorë maskën.

Farmacistja Teuta Maçi na shpjegoi se çfarë pret pas së enjtes dhe si ka qenë situata përpara. Sa maska shet ajo në një ditë normale?

Po një familje me 4 persona sa i duhet të shpenzojë për maska në një muaj nëse e ndjek rregullin e vendosur?

Ndiqni kronikën për më shumë.

Top Channel