Pas ditëve të gjata pritjeje, Tirana e ka më në fund në gjirin e saj sulmuesin e shumëpritur. Richard Danso ka mbrritur në kryeqytet, është prezantuar si blerja më e re e bardhebluve dhe pasi ka firmosur kontratën 4-vjeçare, ka dalë menjëherë në stërvitje duke u vendosur nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo.

20-vjeçari konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për të ardhmen por edhe për të tashmen dhe do të rivalizojë për një fanellë titullar me Ernest Muçin dhe Albion Avdijajn.

Në të ardhmen nëse spikat me fanellën e Tiranës, Danso mund të shitet nga klubi kryeqytetas për një shifër të konsiderueshme. Danso në karrierën e tij ka luajtur edhe në ligat e ulta të futbollit amerikan por edhe në Tunizi, ndërkohë që sëfundmi është aktivizuar në vendlindje me skuadrën ganeze të WAFA.

Top Channel