Qytetarët australianë “të pamëshirshëm”, godasin me domate makinën e kryeministrit

12/10/2020 21:29

Një pjesë e qytetarëve në Australi duket se janë të pakënaqur me kryeministrin e tyre, Scott Morrison, e për këtë arsye gjatë ditës kanë gjuajtur me domate makinën e tij.

Morrison ishte për një vizitë në qendrën e zhvillimit të vaksinave, pranë Universitetit në Queensland, ku po punohet për një vaksinë COVID-19. Gjatë kësaj vizite protestuesit goditën me domate makinën e tij. Qytetarët ishin mbledhur për të protestuar, për mos pranimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Qeveria sistematikisht është kritikuar për politikat e ndjekura sa i përket trajtimit të refugjatëve dhe azilkërkuesve. Kombet e Bashkuara i kanë cilësuar qendrat e paraburgimit në ishujt e largët Manus në Papua Guinea e Re dhe në Nauru në Paqësor si “të ashpra”.

Top Channel