Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika 12/05 18:30
Një ngjarje tragjike është shënuar në Oregon të SHBA-së.
Sipas mediave lokale atje, një djalë 3-vjeçar ka qëlluar veten me armën e të atit. James Kenneth Lindquester ishte duke luajtur në dhomën e gjumit të prindërve, kur gjeti armën në sirtar.
Sipas raportimeve arma ishte e mbushur dhe nuk ishte e siguruar. Fëmija tërhoqi këmbëzën, duke qëlluar veten në kokë. Prindërit të alarmuar, lajmëruan menjëherë ambulancën. Fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi vogëlushi ndërroi jetë pak pas ngjarjes së rëndë.
Top Channel