Tronditëse/ Njerku e filmonte prej vitesh duke bërë dush, rrëfehet 19-vjeçarja: Kam tentuar të vetëvritem…

12/10/2020 16:59

Në moshën 19-vjeçare, Lauren Brightwood gjeti guximin për të rrëfyer një histori të errët që ka nisur që në fëmijëri.

Lauren ka treguar së fundmi se prej shumë vitesh njerku e filmonte teksa bënte dush. E reja ka treguar për prestigjiozen “The Sun”, se ishte në prag të ditëlindjes së 18-të, kur pa diçka të zezë sipër derës së banjës. Kur u afrua, zbuloi se objekti ishte telefoni i njerkut.

Fillimisht Lauren thotë se nuk ishte në gjendje ta kuptonte se përse telefoni ndodhej aty, por për të mësuar më shumë thërriti të ëmën. Pasi e ëma mësoi mbi këtë episod, vendosi që bashkë me të bijën ta denonconte rastin në polici. Para hetuesve njerku ishte justifikuar duke thënë se e vendoste telefonin aty pasi shqetësohej se mos i ndodhte diçka vajzës, por më pas e pranoi se e kishte filmuar që kur kishte qenë 13-vjeçe.

Lauren thotë se është ende e tronditur pasi marrëdhënia që ajo kishte krijuar me njerkun ishte ajo e një babai me të bijën, pasi ai ishte martuar me nënë e saj kur vajza ka qenë vetëm 4 vjeçe.

“Jam tepër e tronditur. Nuk mundem t’i kthehem jetës sime normale . Pas ngjarjes tentova të vetëvritem. Është shumë e vështirë, tanimë nuk mund t’i besoj asnjë njeriu. Kur shkoj në shtëpi shikoj se mos më kanë vendosur ndonjë kamer që më përgjon”, tregoi Lauren.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel