E diel, 25 Tetor 2020
21:56
Kur koha ndaloi për 1 sekondë (fotot)

“Fotot në kohën e përsosur” janë fenomeni ynë më i preferuar i internetit!

21:45
​Ky është burri i parë i Kim Kardashian me të cilin ajo u martua nën ndikimin e drogës

Kim Kardashian është një nga fytyrat më të famshme në botë sot, por ajo ka dy martesa të dështuara.

21:34
Njerëzit që duken sikur kanë ardhur nga një planet tjetër, por nga cili?

Disa njerëz kanë një imagjinatë përtej normales, aq sa duket sikur nuk i përkasin këtij planeti.

21:29
Maqedonia e Veriut shënon 22 viktima dhe 561 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 22 viktima me koronavirus që paraqet shifrën më të lartë brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti.

21:20
Drejtori sportiv i Juventusit zbulon të ardhmen e Paulo Dybalas

Paulo Dybala sonte ka startuar nga minuta e parë kundër Veronas pas një kohe të gjatë, përcjell KosovaPress.

21:17
​Me buzëqeshjen e zakonshme, Ronaldinho jep lajmin e keq për adhuruesit e tij

Të gjithë e njohim si njërin nga lojtarët më të dashur dhe më fantastik që ka pasur bota e futbollit. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Barcelonës, PSG-së dhe Milanit, brazilianin Ronaldinho.

21:10
​Trump: Konflikti në Karabak do të zgjidhet lehtësisht

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se konflikti midis forcave armene dhe azerbajxhanase në Nagorno-Karabak mund të “zgjidhet lehtësisht” dhe shtoi se vendi i tij “do të bëjë diçka për këtë”.

20:59
​Ka simptoma të ngjashme: Si të dallojmë helmimin prej monoksidit të karbonit nga COVID-19

Ndërsa hemisfera veriore hyn në dimër, qytetarët kanë frikë sepse nuk janë më të sigurt nëse ethet ose kolla do të thotë grip ose COVID-19.

20:52
Tiranë/ Merr flakë në ecje makinë, detajet e para

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A

20:45
Hamilton shkruan historinë në Portugali, thyen rekordin e Schumacher

Lewis Hamilton shkruan historinë.

20:30
Vitrina e Librit/ Tri rrugë për te liqeni- Ingeborg Bachmann

‘Tri rrugë për te liqeni’ është libri i fundit që Ingeborg Bachmann botoi para se të ndërronte jetë. Protagonistët kryesorë të pesë novelave të përfshira në këtë vëllim janë të gjitha gra, që po përjetojnë një moment krize ekzistenciale në jetën e tyre.

20:20
“Çmendet” 20-vjeçari rus, i vë flakën Benz-it me vlerë 150 mijë dollarë…

Një i ri rus duket se është “çmendur”.

20:11
​Izraeli nis testimet me vaksinën antiCOVID-19 më 1 nëntor

Izraeli do të fillojë provat njerëzore për një vaksinë potenciale COVID-19 të zhvilluar nga një institut kërkimor i mbikëqyrur nga Ministria e Mbrojtjes më 1 nëntor pasi mori miratimin rregullator, njoftoi sot kjo ministri.

20:04
​Kanye West kërcënon Kim Kardashian me zbulimin e të gjitha sekreteve të saj

Kim Kardashian dhe Kanye West janë ende të martuar, por duket se divorci është i pashmangshëm. Në fakt, Kim ka folur vazhdimisht se ajo ende e do burrin e saj me sëmundje bipolare, por ai padyshim që nuk kultivon të njëjtën dashuri dhe mirëkuptim për të. Kështu që përmes Twitter në statusin shpërthyes, të cilin ai e fshiu përfundimisht, ai kërcënoi të dilte me disa sekrete që familja Kardashian po i fsheh nëse vazhdojnë të përpiqen ta fusin në një çmenduri.

19:58
Ndërgjegjësim jo vetëm në tetor/ Edhe një javë për të mbyllur muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Mbetet edhe një javë nga mbyllja e muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit botëror për kancerin e gjirit. Ne ndodhemi në Qendrën e Specialiteteve numër 3, në Tiranë për t’u bërë edhe një thirrje tjetër grave, motrave, nënave tona për ekzaminime.

19:56
“Iluminati është me Greqinë”, Alfred Cako: Ja plani që kanë për Çamërinë

Konspiracionisti Alfred Cako, analizoi në rubrikën “Rrethi Katror”, në “E Diell”, konfliktin greko-turk. Ai tha se “Iluminati” është me Greqinë në këtë konflikt e jo me Turqinë.

19:55
Lulet më të veçanta/ Kopshti ndryshe i Dritan Gazhelit në Fushë Krujë

Tregtari nga Fushë Kruja, Dritan Gazheli është i dashuruar pas luleve. Pasioni për lulet i ka dhënë guximin atij të nxjërr lulet më të vëcanta në botë.

19:52
Varret e Selcës në Mokër/ Gërmimet e fundit arkeologjike janë bërë në vitin 1972

Në zonën e Mokrrës fshihen shumë pasuri të mrekullueshme të arkeologjisë shqiptare por edhe traditave e kulturës.

19:44
Plas arma në Vlorë! Policia: U qëllua në ajër, arrestuam autorin

Policia ka sqaruar ngjarjen që fillimisht u raportua si plagosje me armë dhe konflikt.

19:35
Të hënën hapet “Covid 3”/ Do të transferohen pacientët që në dy spitalet aktuale janë në gjendje të stabilizuar

Të hënën pritet të hapet spitali COVID-3 në ambientet e ish-kirurgjive pranë qendrës spitalore universitare. Kjo pasi të kryhet, inspektimi i fundit nga ministria e shëndetësisë në lidhje me kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për pacientët me COVID.

19:31
Si hyn dhe del nga Tirana që nesër/ Mbyllja e “Shqiponjës” që nga mesnata dhe devijimi i trafikut për 4 muajt në vijim

Pas mesnatës së kësaj të diele, në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, do të ketë devijime të lëvizjes së automjeteve, për një periudhë 3-4 muaj, për shkak të punimeve që po bëhen. Por le të shohim së bashku se si do të lëvizet me makinë nga e hëna, për të dal dhe për të hyrë në kryeqytet.

19:16
​Luftimet në Nagorno-Karabak, Azerbajxhani paralajmëron përfshirjen e Rusisë

Luftime të reja shpërthyen midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene sot në rajonin kontestues Nagorno-Karabaku, ndërsa të dy palët fajësuan njëra-tjetrën për bllokimin e një zgjidhje paqësore të konfliktit.

19:00
Maskat/Kejvina Kthjella ashtu si nuk e kishit parë më parë! Performanca që “la pa fjalë”

“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani.

18:56
Greqia shton masat/ Rriten infektimet e reja

Greqia raportoi të shtunën 935 raste të reja të koronavirusit ndërkohë që rekordi i mëparshëm ishte regjistruar të enjten me 882. Tani, numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në vend po i afrohet shifrës 30 mijë ndërsa viktimat janë 564.

18:48
Më mirë apo më keq në vitin 2045? 46% e shqiptarëve pesimistë për të ardhmen në anketën e OKB

Në krahasim me të tashmen, shqiptarët besojnë se e ardhmja do të jetë edhe më e errët. Ndryshe nga mesatarja botërore anketës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me pyetjen ‘më mirë apo më keq do të jetë në vitin 2045’ , 46% e shqiptarëve shfaqen pesimistë ndërsa vetëm 17% e tyre mendojnë se e ardhmja do të jetë njësoj.

18:39
Libri i Albana Osmanit/ “Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale”

Albana Osmani, ka prezantuar librin e saj, “Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale”, një roman fantastiko shkencor, historia e së cilit fillon në vitin 2117.

18:30
Covid, rekord në Evropë/ Italia dhe Spanja masa ekstreme

Evropa e sheh veten gjithnjë e më shumë të mbërthyer në morsën e koronavirusit, me shifra rekord rastesh pozitive të raportuara çdo ditë dhe me kufizime të reja të ndërmarra nga qeveritë.

18:29
Fitoi dy herë lotarinë brenda vitit, njeriu që nuk e ndjeu pandeminë COVID

Shanset për të fituar të paktën një herë në jetë lotarinë janë të pakta, por ky njeri e ka sfiduar fatin dy herë brenda vitit.

18:23
Ruçi me ambasadorin e Azerbajxhanit: Mbështesim Grupin e Minskut për zgjidhjen paqësore të konfliktit

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin Azerbajxhanit, z. Anar Hyseynov.

18:16
Të rrezikosh jetën për foto dasme/ Këto çifte e kanë bërë… (FOTO)

Fotosesionet e dasmave janë bërë pjesë e pandashme të çdo çifti, para se të zhvillojnë ceremoninë martesore.

18:15
Bizneset në Kosovë/ Ekspertët: Pak përkrahje në pandemi

Pandemia e koronavirusit, veç shëndetësisë, ka dëmtuar rëndë edhe bizneset. Shumë prej tyre kanë falimentuar, dhjetëra e mijëra punonjës kanë humbur vendet e punës dhe shtetet po përpiqen që përmes paketave ekonomike të ndihmojnë bizneset.

18:09
​Italia me rekord të ri të rasteve me koronavirus

Italia raportoi një rekord të ri ditor me 21.273 raste të reja me virusin korona, sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

18:01
Olti Curri “thumbon” Vipat: Keni shpenzuar shumë para për të bërë buzët, mos mbani maska…

Analisti i njohur Olti Curri, është pjesë e jurisë në rubrikën “Maskat” në “E Diell”.

17:59
Si Çarls Dikensi urrente Andersenin e famshëm?!

Çarls Dikensi dhe Hans Kristian Anderseni u takuan për herë të parë në një pritje në verën e vitit 1847. Anderseni nuk ishte ende i njohur në Angli (përrallat e tij po përktheheshin nga danishtja për herë të parë), dhe ai ishte yll në ngjitje.

17:57
Poeti Georg Trakl, anëtar i klubit 27

Shumëkush do të ketë dëgjuar a lexuar për klubin 27, radhën e trishtë të artistëve njëzeteshtatë vjeçarë që kanë ndërruar jetë në këtë moshë kaq të re.

17:49
Sekuestrohen 21 900 paund të padeklaruara në Rinas

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

17:43
Kontrollet mjekësore/ Kosovë, të rikthehen në kufi

Kosova dhe vendet e tjera përreth saj, po raportojnë rritje të rasteve ditore të koronavirusit. Por ndërsa për Kosovën zyrtarët thonë se është rritur numri i testimeve, çka përkthehet në rritje rastesh të konfirmuara, po kthehet vëmendja tani edhe nga pikat kufitare, ku nuk ka më kontrolle mjekësore si ato të muajve të izolimit.

17:40
Rita bëhet nostalgjike dhe poston foto nga pushimet/ E veshur me bikini e super në formë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është shumë aktive në rrjete sociale dhe pëlqehet e komentohet pozitivisht nga shumë ndjekës.

17:38
Ç’armatimi bërthamor/ Hyn në fuqi marrëveshja e re

Aktivistët kanë folur për një kapitull të ri pas një hapi të rëndësishëm të hedhur nga kombet e bashkuara drejt ndalimit të armëve bërthamore.

17:26
Ndryshimi i orës/ Si të ruajmë pozitivitetin

Akrepat e orës u kthyen 60 minuta prapa në të gjithë Evropën ekzaktësisht në orën 2 të së dielës, duke i dhënë të gjithëve në kontinent, një orë më shumë në krevat e duke sinjalizuar fillimin e dimrit.

17:25
Të rinjtë britanikë sërish në telashe/ Policia ia ndal festë, ata “arratisen” nga dritaret… (FOTO)

Britania e Madhe po përballet me një shtim të numrit të infektimeve me COVID-19.

17:10
Tensionet në kulm/ Greqia notë proteste Ankarasë

Athina ka reaguar përsëri ashpër ndaj indiferentizmit të Turqisë sa u përket thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për të ulur tensionin ne Mesdheun Lindor, ndërsa e ka akuzuar atë se me përshkallëzimin e provokimeve të vazhdueshme, ajo injoron plotësisht rregullat themelore të së Drejtës Ndërkombëtare.

17:06
Me miell dhe okllai në dorë, shihni si gatuan Georgina Rodriguez (FOTO)

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka treguar se di edhe të gatuajë. Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

17:01
Sulm në Afganistan/ Vritet drejtuesi i Al Kaedës

Forcat afgane të sigurisë kanë vrarë Abu Muhsin al-Masri, një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës, i cili gjithashtu kërkohej nga Shtetet e Bashkuara.

16:57
​Hoti tregon për çështjet që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur çështjet mbi të cilat ai dhe homologu i tij i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev janë dakorduar gjatë vizitës në Shkup.

16:56
Qytetari hakmerret ndaj qeverisë, futet në supermarket vetëm me të brendshme dhe maskë…

Një nga “armët” më të fuqishme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit është konsideruar maska mbrojtëse.

16:47
Gjermani/ ​Sulmohet me “molotov” Instituti për Sëmundjet Infektive

Ndërtesa e Institutit “Robert Koch”, në Gjermani është sulmuar me molotov duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

16:39
​NASA dështon? Grimcat e vlefshme të asteroidit Bennu rrjedhin në hapësirë nga sonda OSIRIS-REx

Studiuesit në kontrollin tokësor të NASA-s tani po përpiqen shumë që të ruajnë mostrën e çmuar nga asteroidi Bennu sa më shpejt që të jetë e mundur.

16:31
“Rrënjë shqiptare”, ja parada që mbledh mijëra shqiptarë çdo vit 

Presidenti i organizatës “Rrënjë Shqiptare”, Marko Kepi, ishte i ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “E Diell”.

16:30
Rehabilitimi i pallateve/ Rama inspekton në Shijak dhe Durrës, në Manzë ndërtimin e shtëpive të reja

Në Shijak krahas ndërtimit të pallateve të reja në lagjen Luginë dhe 500 shtëpive individuale janë duke u rehabilituar 27 pallate të dëmtuara nga tërmeti 26 Nëntorit.

16:21
​Britanikët zbulojnë armën e re të vogël me eksplozivë – video

Ushtria britanike prezantoi javën e kaluar fondet me të cilat planifikon të zbatojë një strategji ushtarake futuriste.

16:18
“Ndizet” studio/ Talentet e Dream Team performojnë hitin e Michael Jackson “Thriller”

Rubrika “Dream Team”, në “E Diell”, është një hapësirë që i dedikohet totalisht fëmijëve.

16:18
Italia nga java e ardhshme shtrëngon masat pas rritjes së rasteve të reja

Italia ka marrë vendim të mbyll kinematë, pishinat dhe palestrat nga e hëna, në një përpjekje të radhës për të frenuar rritjen e shpejtë të infeksioneve të koronavirusit.

16:09
Manastirliu: COVID3 është gati, do hapet kur të mbushen kapacitetet e dy spitaleve COVID

“Do të hapim spitalin COVID3, mjekët dhe infermierët i kemi trajnuar, spitali është i gatshëm të hapet sot, nesër, në çdo moment që do të ezaurohen kapacitetet e dy spitaleve të para”, deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastriliu nga Shërbimi Infektiv në QSUT, gjatë takimit me stafin mjekësor, ku prej 8 muajsh po trajtohen pacientët e prekur me COVID19.

16:06
Spikeri i njohur “sfidon” Berishën në not: Unë bëj 2 km pa u ndalur

Teksa po rregullonte tjegullat e një çatie, në fermën e përzgjedhur nga Ervin Kurti, mes këtij të fundit dhe spikerit të lajmeve Ilir Paco, nisi një diskutim.

16:02
Bilanci i 24 orëve të fundit! MSH: 299 raste të reja dhe 4 humbje jete nga covid-19

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1315 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

16:01
Veliaj në Zall Herr: “PS-ja është partia e fituesve; hallet e Zenit dhe Monës janë vilat miliona euro, jo hallet e njerëzve”

Nga Zallheri, ku u zhvillua sot mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për qarkun, ka ftuar të rinjtë që duan të angazhohen me politikë që të bashkohen me njerëzit e duhur, me ata që ndajnë ambicie të njëjta me ambiciet e tyre.

15:47
Shoferja 19-vjeçare humb kontrollin e makinës, plagoset bashkë me dy pasagjerët

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, ku shoferja  19-vjeçare ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

15:41
Këngëtari “vë” në siklet Rudinën: Po ajo puna e viteve… deputetja: Të gjithëve i ndodh

Rubrika “N’fermë” në “E Diell”, bëri bashkë deputeten Rudina Hajdari, spikerin e lajmeve Ilir Pacon dhe dyshen e këngëtarëve Silva Gunbardhi dhe Mateus Frroku.

15:40
Presidenti i Samsungut/ Ndahet nga jeta ‘gjiganti’ i grupit

Lee Kun-Hee, presidenti i konglomeratit më të madh të koresë së jugut, grupit Samsung, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeç.

15:31
Prishen kioskat në Ksamil, të ndërtuar nga persona të paidentifikuar

Disa ndërtime në formë kioskash u prishën sot në qytezën e Ksamilit nga Inspektoriati Vendor  i Mbrojtjes se territorit policia e rendit dhe policia bashkiake pas denoncimit të medias dhe opozitës.

15:25
“N’fermë”: Befasuese/ Kush e përloti Behar Merën?

“Bujtina Mere”, në pronësi të aktorit të njohur Behar Mere, mirëpriti këtë të diel, personazhet e ftuar në rubrikën “N’fermë”.

15:11
“Kino Star” vjen me filmin “Koncert në vitin 1936”/ Regjisori Kumbaro: Në disa raste m’u duke më mirë se Robert Ndrenika…

Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.

15:03
Pa maskë në publik, gjobiten 688 qytetarë gjatë 24 orëve

688 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, pasi nuk kanë mbajtur maskën mbrojtëse duke kundërshtuar ligjin.

14:56
Basha: Ja 4 hapat urgjentë në ndihmë të shëndetësisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha , me anë të një videoje në Twitter ka treguar 4 hapat urgjentë në ndihmë të shëndetësisë.

14:47
Veliaj në Zall-Herr: Viti i Ri do t’i gjejë familjet e prekura nga tërmeti në shtëpitë e reja! Pranverën e ardhshme hapim galeritë te‘Shqiponja’

Ndalesa e radhës e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, sot ishte nëZall-Herr, i cili në një takim me stafin e kësaj njësie administrative kërkoi mbylljen e dosjeve të tërmetit, në mënyrë që të vijohet me të gjitha shtëpitë që kanë nevojë për riparimose rindërtim.

14:46
Moderatorja e zbulon në “E Diell”: Kam punuar shitëse…

Moderatorja Dea Mishel, zbuloi në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, se dikuar ka pas punuar shitëse në një dyqan produktesh kozmetike.

14:39
Rama, Vuçiç dhe Zaev takohen online/ Diskutojnë për Minishengenin Ballkanik, ftesë edhe Kosovës

Udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bëjnë përpjekjen e radhës për të çuar përpara iniciativën e Shengenit Ballkanit.

14:38
Alesia Bami tregon si e kërkon partnerin: Nuk ka asgjë pa kushte, përveç…

Mderatorja e njohur Aleisa Bami, i bëri një përshkrim partnerit të saj të ardhshëm.

14:34
Rikthehet dielli, ja si do të jenë temperaturat në ditët e fundit të tetorit

Ndryshe nga mëngjesi i të dielës, moti i qëndrueshëm do të shoqërojë pasditen e sotme dhe javën e fundit të muajit tetor.

14:33
“Revoltohet” balerini: Femrat nuk shohin vetëm paratë, sepse i bie të hapin këmbët për një vend pune

Balerini Graciano Tagani, u përfshi në një debat me gazetarin Ervin Kurti në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.

14:20
Manovra në rrugë, të dehur e pa patentë, 10 të arrestuar në Tiranë

10 persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

14:15
“Nëse është kamarier dhe më gjuan mua është…”/ Për çfarë e kishte fjalën moderatorja…

“Femër/ mashkull me pretendime”, kjo ishte temë diskutimi në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.

14:06
Veliaj-Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë  të presidentit Meta i cili ka nisur një fushatë kundër medias e cila zbuloi skandalin me dhënien e pasaportave në kundërshtim me ligjin.

14:04
Rishqyrtimi i Kodit Zgjedhor/ Hajdari: Mundësi e mirë që të arrihet një produkt i mbështetur nga të gjithë

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me kthimin e ligjit të Kodit Zgjedhor për rishikim në Kuvend.

13:53
Kanabis në shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Shkodër pasi i është gjetur në shtëpi 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

13:48
Moderatorja e thotë troç: Nuk e quaj burrë partnerit nëse jeton me paratë e mia

Rubrika “Trotuar”, në “E Diell”, trajton tema tepër interesante, që shpesh janë pikëpyetjet që ne kemi në përditshmëritë tona.

13:32
Debati për nënshtetësitë/ Bollino:Presidenti po tradhton Kushtetutën dhe rolin e tij! Meta: Fake news i ndyrë!

Presidenti i vendit, Ilir Meta sulmoi sot botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino e gazetarin Adriatik Doçi në vijim të hetimit që shqiptarja.com po bën prej disa ditësh mbi skandalin e 419 nënshtetësive që presidenti ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë të kërkuara nga ligji dhe duke konsideruar “figura me interes kombëtar” edhe qytetarë të zakonshëm, disa me precedent penalë apo nën hetim për krime të ndryshme. 

13:17
Meta sulmon Bollinon, Rama: I vetmi faj i tyre është se i shërbejnë publikut me kurajo e profesionalizëm

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur sulm skandaloz komentin e zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ndaj analistit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij.

13:11
Marrëveshja e detit/ Dendias: Për sa kohë ka vullnet, procesi nuk do të jetë problem

Në një intervistë për gazetën e së dielës REAL NEWS ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është pyetur midis të tjerash edhe për marrëveshjen e bërë me Shqipërinë për të çuar çështjen e delimitimit të kufijve detarë në gjykatën e Hagës.

12:56
Pompeo dhe Lukashenka diskutojnë në telefon – presioni opozitar vazhdon të rritet

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara, Mike Pompeo mbajti një telefonatë me liderin e Bjellorusisë Alyaksandr Lukashenka, derisa presioni po rritet mbi udhëheqësin autoritar përpara një ultimatumi të opozitës për t’i dhënë fund mandatit të tij ose do të përballet me protesta dhe greva në mbarë vendin.

12:39
Franca tërheq ambasadorin/ Tensioni me Turqinë pas deklaratave të ashpra të Erdogan për Macron

Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës.

12:30
Conte firmos dekretin e masave të reja/ Protesta kundër masave anti-Covid, ekstremistët e djathtë përleshen me policinë

Protestuesit italianë janë më të fundit që u mblodhën në tubime publike kundër kufizimeve të reja të koronavirusit ndërsa gjithnjë e më shumë vende po forcojnë rregullat e distancimit social për të luftuar rritjen e infektimeve.

12:26
“Retro” zbret në Gjirokastër / Automjetet e vjetra në rrugët e qytetit të gurtë

Pas paradës në disa qytete të Shqipërisë, por edhe Kosovës, karvani i mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar zbriti ne qytetin e Gjirokastrës.

12:23
Korça, 1 shekull muzikë korale/ Sonte në Exclusive historia e krijimit të formacioneve muzikore

Exclusive sjell sonte në mbrëmje në orën 20.15 minuta, historinë më shumë se 1 shekullore të muzikës korale në Korçë.

12:19
Profesion për të ikur në Europë / Të rinjtë në Kosovë mësojnë zanat për të marrë një vizë pune

Eduard Mehmeti nga Vushtrria ka zgjedhur drejtimin profesional “Konstruksione të Thata” të Ndërtimtarisë, me qëllim të marrjes së një vize punë për në Norvegji.

12:16
Trump-Biden ndezin fushatën/ Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA

Presidenti Donald Trump ka kryer një blitz elektoral në tre shtete pasi votoi më herët në Florida.

12:12
Nis ndalimqarkullimi në Greqi/ Qeveria vendos rregullin e maskave të detyrueshme edhe në rrugë

Greqia raportoi të shtunën 935 raste të reja të koronavirusit ndërkohë që rekordi i mëparshëm ishte regjistruar të enjten me 882. 

12:10
Rekord infektimesh në Europë/ Masa të reja kufizuese në të gjithë kontinentin

Evropa e sheh veten gjithnjë e më shumë të mbërthyer në morsën e koronavirusit, me shifra rekord rastesh pozitive të raportuara çdo ditë dhe me kufizime të reja të ndërmarra nga qeveritë.

12:05
Pasiguritë e turizmit/ Operatorët dhe punonjësit e sektorit nuk dinë se çfarë do të ndodhë

Pandemia thuajse i ka boshatisur plazhet e Durrësit edhe pse është një fundjavë e ngrohtë tetori.

11:45
Pse janë ndryshe ëndrrat gjatë shtatzënisë

 Ardhja e një bebushi në jetë ndryshon çdo gjë në jetën e një gruaje.

11:38
Fotot/ Hilary Duff në pritje të ëmbël me fëmijën e tretë

Një ndër aktoret më të pëlqyera të filmave për fëmijë Hilary Duff është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

11:30
Makthet e ëndrrat shqetësuese të COVID-it, si të qetësoheni

Stresit i ngjarjeve aktuale mund të sjellë një gjumë plot ëndrra e makthe.

11:20
Rimëkëmbja ekonomike, çfarë masa morën Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova

Pas shëndetësisë, bizneset janë ato që janë dëmtuar më së shumti nga pandemia COVID-19.

11:12
Ruçi pret Ambasadoren e Kubës: Ka ardhur koha të njihni Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur ditën e sotme ambasadoren e Kubës Caidad Yaira Cueto Milian, me rastin e fillimit të detyrës së saj.

10:59
Forcat afgane vrasin një lider të Al-Kaidës

Forcat afgane të sigurisë kanë vrarë Abu Muhsin al-Masri, një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës, i cili gjithashtu kërkohej nga Shtetet e Bashkuara.

10:56
SHBA-ja shënon rritjen më të madhe të të infektuarve që nga vera

Pandemia e koronavirusit po vazhdon përhapjen nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuar, duke shënuar rritje të madhe të rasteve të reja dhe vdekjeve.

10:52
Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Derisa vendet e tjera evropiane po shtrëngojnë masat kufizuese për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me COVID-19, Suedia ka porositur qytetarët e saj mbi moshën 70 vjeçare që të mos izolohen

10:44
Meta i jep titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, futbollistit që dha frymën e fundit në fushën e blertë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, një nga legjendat e sportit tonë, Abdurrahman Roza Haxhiun, ose siç e njohin të gjithë Roza Haxhiun.

10:31
“Shkollat e shekullit 21”/ Ministrja Kushi dhe ambasadori britanik në Tiranë vizitojnë nxënësit në Elbasan

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” në Elbasan bashkë me ambasadori Britanik në Tiranë Duncan Norman dhe kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja.