Shoferja 19-vjeçare humb kontrollin e makinës, plagoset bashkë me dy pasagjerët

25/10/2020 15:47
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, ku shoferja  19-vjeçare ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Bashkë me E. D., janë plagosur edhe pasagjerët E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë. Ata ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel