Policia ka sqaruar ngjarjen që fillimisht u raportua si plagosje me armë dhe konflikt.

Policia në reagimin zyrtar thotë se ka arrestuar një 26-vjeçar që qëlloi në ajër me armë.

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.

Po ashtu është shoqëruara në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.

“Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe mejëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes“, njofton policia.

Top Channel