‘Tri rrugë për te liqeni’ është libri i fundit që Ingeborg Bachmann botoi para se të ndërronte jetë. Protagonistët kryesorë të pesë novelave të përfshira në këtë vëllim janë të gjitha gra, që po përjetojnë një moment krize ekzistenciale në jetën e tyre.

Tema qendrore e të pesë novelave është ajo e identitetit, e kujtesës si dhe e fuqisë që ka gjuha për të ndryshuar përvojën e grave në një kohë kur vetë shoqëria austriake po përjetonte ndryshime të mëdha kulturore, në penën e një prej poeteve më të mëdha të shekullit të XX, që pati një ndikim të madh në letërsinë në gjuhën gjermane, si dhe në lëvizjen feministe.

Ingeborg Bachmann -Shkrimtarja më inteligjente dhe më e rëndësishme që ky vend ka nxjerrë gjatë këtij shekulli.

Thomas Bemhard

Gjeniale

New York Times

Një ndër përmbledhjet më të mëdha narrative të shekullit tonë.

Pietro Citati

Mbi autoren

Ingeborg Bachmann (1926 -1973) konsiderohet një ndër poeteshat më të mëdha moderne, me mjaft ndikim në letërsinë e shkruar në gjermanisht. Pjesëtare e rëndësishme e rrethit legjendar letrar të njohur me emrin ‘Grupi 47’, nga ku dolën disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm gjermanë të periudhës së pas luftës si, Heinrich Böll apo Günter Grass, ajo u bë e famshme për poezinë por dhe për prozën e saj, duke ushtruar një ndikim të rëndësishëm në krijimtarinë e shkrimtarëve të tillë si: Max Frisch, Peter Handke, Christa Wolf dhe Günter Grass.

Pas vdekjes së saj tragjike e të parakohshme në Romë, në vitin 1973, Ingeborg Bachmann u kthye në një ndër ikonat e lëvizjes feministe. Ndër veprat e saj të tjera në prozë, mund të përmenden romani “Malina” si dhe përmbledhja me tregime,“Viti i tridhjetë”.

Detaje të librit

Titulli: Tri rrugë për te liqeni
Origjinali: Simultan
Gjinia: Novela
Autori: Ingeborg Bachmann
Shqipëroi: Irena Nasi
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2019
Fq. 265
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-136-65-7

Top Channel