“Kino Star” vjen me filmin “Koncert në vitin 1936”/ Regjisori Kumbaro: Në disa raste m’u duke më mirë se Robert Ndrenika…

25/10/2020 15:11

Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.

Konkurrentët që aspirojnë aktrimin apo janë të tillë, do të përballen gjatë këtyre javëve me sfida tejet të vështira. Këtë të diel, filmi i përzgjedhur ishte “Koncert në vitin 1936”.

Konkurrentët realizuan performanca mjaft të mira, madje, regjisori i filmit, mjeshtri Simir Kumbaro, i cili ishte pozicionuar përkrah jurisë, vlerësojë interpretimin e Arlindit, i cili ishte në rolin e perfektit.

Regjisori e përgëzoi djalin dhe i tha se në disa raste, iu duk më mirë se i madhi Robert Ndrenika, duke shtuar se ka premisa për t’u bërë një aktor i mirë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel