Bizneset në Kosovë/ Ekspertët: Pak përkrahje në pandemi

25/10/2020 18:15

Pandemia e koronavirusit, veç shëndetësisë, ka dëmtuar rëndë edhe bizneset. Shumë prej tyre kanë falimentuar, dhjetëra e mijëra punonjës kanë humbur vendet e punës dhe shtetet po përpiqen që përmes paketave ekonomike të ndihmojnë bizneset.

Maqedonia e veriut, ka miratuar gjithsej 4 paketa rimëkëmbjeje, që përfshijnë ndihma për sektorët privatë dhe qytetarët. Por Kosova, ka vetëm një paketë emergjente, me të dytën që nuk është votuar ende në kuvend. Për kreun e odës ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kanë qenë më efikase në marrjen e masave për të ndihmuar bizneset, në krahasim me Kosovën.

Rukiqi: Institucionet e vendit nuk kanë qenë efikase në përkrahjen e sektorit privat

“Nuk jemi duke e mat dështimin, po jemi duke e mat efikasitetin. Unë nuk kisha thënë që këtu tash mund të flasim vetëm për një institucion, se kjo nuk është e lidhur vetëm me një institucion. Ne po e shohim që shumëçka është e lidhur drejtpërdrejtë me vendimmarrjen në Parlament. Unë mund të them që institucionet e vendit nuk kanë qenë efikase në përkrahjen e sektorit privat…

Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, ka arritur ta miratoi vetëm në lexim të parë pas gjashtë tentimeve që kishte dështuar në Kuvendin e Kosovës. Ky projektligj përfshin shumën prej 385 milionë euro, si dhe mundëson tërheqjen e 10 përqind të kursimeve pensionale.

Nga kjo, Qeveria ka bërë shpërndarjen e 60 milionë eurove për bizneset.

Top Channel