“Nëse është kamarier dhe më gjuan mua është…”/ Për çfarë e kishte fjalën moderatorja…

25/10/2020 14:15

“Femër/ mashkull me pretendime”, kjo ishte temë diskutimi në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.

Moderatorja Sara Fani, bëri një panoramë më të gjerë të kësaj teme, duke i ndarë meshkujt e femrat në dy kategori të mëdha. Sipas Sarës, ka femra që kanë investuar shumë tek vetja e tyre dhe dëshirojnë që të njëjtën gjë ta gjejnë tek mashkulli që do të kenë në krahë.

Por sipas saj ka edhe femra që nuk kanë ambicie, por presin nga parteri i tyre. Po të njëjtën kategorizim ajo bëri dhe për meshkujt, ku mori shembullin e një kamarieri.

 

“Unë dua t’i ndaj femrat në dy kategori dhe meshkujt në dy kategori. Një kategori që femrat të cilat investojnë në vete dhe kanë pretendime të larta dhe femrat që nuk investojnë, kanë standard të ulëta jetese, ama gjejnë rrugën më të thjeshtë për të arritur standard të larta. Ndërkohë ka dhe femra që investojnë në vete dhe të njëjtën standard siç kanë vetë e kërkojnë dhe tek partnerët e tyre. Ka meshkuj që janë kamarierë dhe qëndrojnë kamarier. Ka meshkuj që janë kamarier, bëhen menaxherë, ndërtojnë lokale vete dhe mund të bëhen shumë të suksesshëm në të ardhmen. Ky kamarieri që rrinë kamarier, nuk është problem im që nuk rri me të, është problemi i tij që më ngacmon mua”, u shpreh Sara.

 

 

FOTO GALERI
1/15

Top Channel