Ndërgjegjësim jo vetëm në tetor/ Edhe një javë për të mbyllur muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

25/10/2020 19:58

Mbetet edhe një javë nga mbyllja e muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit botëror për kancerin e gjirit. Ne ndodhemi në Qendrën e Specialiteteve numër 3, në Tiranë për t’u bërë edhe një thirrje tjetër grave, motrave, nënave tona për ekzaminime.

Statistikat tregojnë, se vdekshmëria më e lartë është në vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ku gratë neglizhojnë më shumë.

Edhe femrave të familjes, shoqet e mia, i rekomandoj, se më mirë ta paraprish, sesa të thellohet sëmundja.

Ndërgjegjësimi është një proces që zgjat 12 muaj të vitit. Marr shkas, që t’u drejtohem femrave, që të vijnë gjatë gjithë vitit.

Gjatë këtij muaji ka patur dyfishim të vizitave, megjithë pandeminë.

Kemi rreth 16-20 raste në ditë, mamografi dhe ekografi.

Këtë vit vëmë re, që ndërgjegjësimi është rritur. Po shikojmë një rritje të grave e vajzave që na vijnë nga rrethinat.

Top Channel