Meta sulmon Bollinon, Rama: I vetmi faj i tyre është se i shërbejnë publikut me kurajo e profesionalizëm

25/10/2020 13:17
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur sulm skandaloz komentin e zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ndaj analistit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij.

Rama ka theksuar se është një sulm skandaloz ndaj tyre dhe se presidenti është zhytur në bozën e vulgaritetit, brutalitetit e antishtetit.

“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj. I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!”, shkruan Rama.

Top Channel