Libri i Albana Osmanit/ “Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale”

25/10/2020 18:39

Albana Osmani, ka prezantuar librin e saj, “Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale”, një roman fantastiko shkencor, historia e së cilit fillon në vitin 2117.

Autorja i ofron lexuesit, kryesisht atyre që janë të rinj, që nëpërmjet këtij libri të hedhin sytë nga e ardhmja.

“ Në një kohë të vështirë, arti e gjen gjuhën e tij….Lundrova mes planetësh, në librin tim…etj etj..është një libër që i dedikohet të rinjve”, tha ajo.

Ky roman roman fantastiko-shkencor ndjek përballjen e paepur të një grupi të rinjsh me Inteligjencën Artificiale, që mund të cilësohet, pa dyshim, si beteja më e ashpër e kohës!

Top Channel