Presidenti i organizatës “Rrënjë Shqiptare”, Marko Kepi, ishte i ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “E Diell”.

Ai tregoi se si lindi ideja e krijimit të kësaj organizate dhe zbuloi detaje në lidhje me paradën më të madhe të mërgatës shqiptare, atë që bëhet në Nju Jork.

“Organizata u ngrit në vitin 2008, në klubet studentore në universitetet amerikane, kishte disa klube studentësh shqiptar. Çdo komunitet në Amerikë, kishte një paradë të tillë, siç ishte, parade e italianëve, irlandezëve, meksikanëve, ndërsa komuniteti shqiptar nuk e kishte. Aty u hodh ideja që ne si studentë të bënim një aktivitet të tillë, që edhe shqiptarët të kenë një ditë të festojnë dhe të tregojnë që janë krenar që janë shqiptar”, u shpreh Kepi.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel