Vendimi për vrasësit e Liridona Ademajt, familja letër prekëse për “Goca dhe Gra”: Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen, ajo s’kthehet më 24/04 21:29
“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani.
Personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur.
Juria e përbërë nga tekst shkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës.
Juria mbeti e surprizuar nga performancat e Genta Gjalpit dhe doktor Skerdi Faria, por më së shumti ata i emocionoi performanca e balerinës Kejvina Kthjella. Ndryshe nga personazhet e tjerë, Kejvina nuk u shfaq duke kënduar, por duke bërë atë që dinë më mirë, kërcimin. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni performancën e Kejvinës.
Top Channel