Teksa po rregullonte tjegullat e një çatie, në fermën e përzgjedhur nga Ervin Kurti, mes këtij të fundit dhe spikerit të lajmeve Ilir Paco, nisi një diskutim.

E gjitha në fakt kishte të bënte me notin, për të cilën spikeri pretendon se është mjaft i mirë. Në këtë moment nisi dhe ngacmimi i Kurtit, i cili tha se mund të jetë i mirë, por jo si ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë Paco tha se ai është i aftë të bëj 2 km not, ndërsa notin e Berishës e cilësoi si “not bretkosë”.

Ervin Kurti: Dua që ta mbarosh në kohë rekord, njësoj siç bën notin, sepse nuk do e bëj vetëm Berisha rekordin e notit.

Ilir Paco: Për not jam shumë i mirë.

Ervin kurti: Më shumë se Berisha?

Ilir Paco: Besoj se më shumë, bëj 2 kilometra pa ndaluar.

Ervin Kurti: Berisha bën më shumë. Je dobët.

Ilir Paco: Nuk quhet not ajo e Berishës, rrinte not bretkosë.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel