Të rinjtë britanikë sërish në telashe/ Policia ia ndal festë, ata “arratisen” nga dritaret… (FOTO)

25/10/2020 17:25

Britania e Madhe po përballet me një shtim të numrit të infektimeve me COVID-19.

Për këtë arsye autoritetet kanë shtrënguar masat, ku pothuajse në të gjithë vendin janë të ndaluara festat e të rinjve. Por këtë urdhër e kanë injoruar disa studentë, të cilët kanë zhvilluar një festë me shumë të ftuar.

Bëhet fjalë për studentët e universitetit Salford, të cilët në momentin që policia ka hyrë për të ndaluar muzikën e festën, kanë dalë me shpejtësi nga dritaret e katit të parë. Ky moment është fiksuar nga një kamera, e cila zbulon se si të rinjtë, të ndihmuar nga njëri-tjetri, tentojnë të zbresin nga një lartësi prej 12 metrash. Për rastin në dijeni janë vendosur edhe drejtuesit e universitetit, të cilët kanë njoftuar se do të merren të gjitha masat e nevojshme.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel