Foto ilustruese

Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Shkodër pasi i është gjetur në shtëpi 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Goditet një tjetër rast i tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla. Si rezultat i kontrolleve të shtuara  për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestohet në flagrancë 38 vjeçari . Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P. 38 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, Forca Posaçme Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithësej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel