Hilary Duff dhe Matthew Koma

Një ndër aktoret më të pëlqyera të filmave për fëmijë Hilary Duff është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

33-vjeçarja bëri njoftimin emocionues në Instagram të shtunën herët në një video të shkurtër me bashkëshortin e saj, Matthew Koma.“Ne po rritemi. Kryesisht unë”, ishte mbishkrimi i yllit të ‘Disney’.

Klipi tregon Matthew prapa Duff duke fërkuar barkun e saj.

Ky do të jetë fëmija i tretë i Hilary, pasi ajo ka një djalë, Luca, 8 vjeçar, me ish-burrin e saj Mike Comrie dhe një vajzë, Banks, një vjeçe me burrin aktual.

Dyshja u martuan në dhjetor të vitit 2019. Në atë kohë, ylli i “Younger” ndau një fotografi të saj dhe të partnerit përpara një makine ku shkruhej ‘Sapo e martuar’.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel