Foto lustruese

10 persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë  P.L., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua dorezë metalike. A.S., 38 vjeç, u arrestua pasi në rrugën ‘”Siri Kodra”, nuk i është bindur urdhrit të policit dhe ka kundërshtuar e goditur ata për shkak të detyrës. Gjithastu u arrestuan D.F., 26 vjeçe, pasi në rrugën “Panorama”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese; M.Xh., 27 vjeç, F.B., 39 vjeç, E.T., 42 vjeç, E.T., 28 vjeç dhe A.Ç., 38 vjeç, pasi u kapën flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; K.V., 19 vjeç dhe V.P., 36 vjeç, pasi në Kamëz, shtetasi K.V., duke drejtuar mjetin motor pa lejen përkatëse ka bërë parakalim në gabuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.L., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike). Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.S., 38 vjeç, pasi në rrugën ‘”Siri Kodra”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë si dhe ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimi në flagrancë të shtetasve : D.F., 26 vjeçe, pasi në rrugën “Panorama”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese; M.Xh., 27 vjeç, F.B., 39 vjeç, E.T., 42 vjeç, E.T., 28 vjeç dhe A.Ç., 38 vjeç, pasi u kapën flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur; K.V., 19 vjeç dhe V.P., 36 vjeç, pasi në Kamëz, shtetasi K.V., duke drejtuar mjetin motorr pa lejen përkatese ka bërë parakalim në vijë të pandërprerë dhe për pasojë është përplasur me pasqyrën e mjetit me drejtues V.P., dhe për pasojë është dëmtuar, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve. V.P., në momentin e parakalimit të drejtuesit të motorrit, dyshohet se ka kryer manovër të gabuar. Gjatë natës, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një difekti në pjesën e baterisë ka marrë flakë mjeti i parkuar në përdorim nga shtetasi Xh.A. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel