Gjermani/ ​Sulmohet me “molotov” Instituti për Sëmundjet Infektive

25/10/2020 16:47

Ndërtesa e Institutit “Robert Koch”, në Gjermani është sulmuar me molotov duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rojet e sigurisë tregojnë se arritën t’i dallonin agresorët që sulmuan institutin që këshillon qeverinë për masat e nevojshme kundër pandemisë së koronavirusit, por pa mundur t’i identifikonin.

Ditët e fundit Gjermania ka shënuar një rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus ashtu si pjesa tjetër e Evropës. Gjatë së shtunës u regjistruan mbi 10 mijë të infektuar, ndërkohë që viktimat arritën në 10 mijë.

Një pjesë e madhe gjermanëve i kanë mbështetur rregullat e njoftuara nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë, por ka pasur dhe një pjesë tjetër që ka protestuar kundër tyre.

Marshimet kanë tërhequr njerëz të ndryshëm nga ata që kundërshtojnë vaksinën deri tek ata që i konsiderojnë masat si shkelje të të drejtave të njeriut.

Top Channel