​Ky është burri i parë i Kim Kardashian me të cilin ajo u martua nën ndikimin e drogës

25/10/2020 21:45

Kim Kardashian është një nga fytyrat më të famshme në botë sot, por ajo ka dy martesa të dështuara.

Ylli i realitetit dhe sipërmarrësja mbushi 40-vjeç ditë më parë, dhe mediat kanë gërmuar detaje të panjohura për jetën e saj.

Ajo njihet për martesën e dështuar me basketbollistin e NBA Chris Humphries që zgjati vetëm 72 ditë. Tash është e martuar me reperin Kanye West me të cilin ka katër fëmijë, por a e dini se kjo është martesa e tretë e Kim?

Para lidhjes me Chris, Kim Kardashian ishte martuar me producentin e muzikës Damon Thomas nga 2000 deri 2004. Ajo ishte vetëm 19-vjeç atë kohë, dhe më vonë zbuloi gjëra jo shumë të këndshme në lidhje me marrëdhënien e tyre.

“Isha në ekstazë kur ikëm dhe u martuam … Punoja në një butik atë kohë, dhe ai më bëri ta braktisja, pasi nuk donte që ish-të dashurit e mi të më vizitonin në dyqan. Ai më mbrojti nga çdo kontakt me ta, ishte jashtëzakonisht posesiv dhe xheloz. Madje donte të grindej me familjen time”, tha Kim.


Ajo duhej të raportonte në çdo kohë se çfarë po bënte, dhe vetëm disa muaj pas dasmës, Damon Thomas u bë i dhunshëm fizikisht ndaj saj.

“Ai më goditi në fytyrë dhe më preu buzën, rashë në buzë të krevatit dhe lëndova gjurin. Unë çaloja ditë më vonë, ”tha Kim.

Thomas ka demantuar akuzat e Kim duke thënë se kjo e fundit po e tradhtonte me të tjerët, andaj kërkoi t’i jepte fund lidhjes.

Ndryshe, Thomas ishte dhjetë vjet më i moshuar se Kim, dhe sipas dokumenteve të divorcit, ai kishte paguar 5 mijë dollarë për operacionin e saj të parë plastik, me qëllim të heqjes së kilogramëve të tepërt.

Burri i parë i Kim është 50-vjeç sot dhe jeton në Kaliforni larg vëmendjes së medias, ndryshe nga ish-gruaja e tij që fiton shumë para.

Top Channel