Gramoz Ruçi dhe ambasadorja e Kubës Caidad Yaira Cueto Milian

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur ditën e sotme ambasadoren e Kubës Caidad Yaira Cueto Milian, me rastin e fillimit të detyrës së saj.

Ai theksoi interesin e Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së procesit të konsultimeve politike dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit, kulturës etj.

Gjithashtu kërkoi mbështetjen e Kubës për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023. Ai kërkoi gjithashtu që Kuba të rishikojë qëndrimin e saj dhe të njohë Republikën e Kosovës si edhe të mbështesë anëtarësimin e saj në organizatatat ndërkombëtare.

Ambasadorja Caidad Yaira Cueto Milian shprehu dëshirën e  qeverisë së Kubës për zgjerimine  marrëdhënieve me Shqipërinë dhe premtoi mbështetjen e vendit të vet për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Ambasadorja Milian u shpreh se çështjen e njohjes së Kosvës do tia paraqesë qeverisë së Kubës.

 

 

Top Channel