Profesion për të ikur në Europë / Të rinjtë në Kosovë mësojnë zanat për të marrë një vizë pune

25/10/2020 12:19

Eduard Mehmeti nga Vushtrria ka zgjedhur drejtimin profesional “Konstruksione të Thata” të Ndërtimtarisë, me qëllim të marrjes së një vize punë për në Norvegji.

18 vjeçari është në vitin e tretë, në shkollën profesionale në Skenderaj, dhe qysh në fillim e kishte të qartë synimin, se energjinë për punë do ta drejtoj jashtë vendit.

 Eduardi tregon se zgjodhi këtë drejtim jo vetëm pse tregu i punës është i sigurt por edhe se ndërtimtaria i ka pëlqyer çdo herë.

Njëjtë sikurse Eduardi, edhe shoku i tij i shkollës nga drejtimi i “Ngrohjes dhe Klimatizimit”, Erioni po pret që me të përfunduar shkollimin të punësohet në ndonjë kompani kosovare në Norvegji.

Drejtori i shkollës tregon se punësimi i madh i të rinjve kosovar në vendet e BE-së ka ndikuar që edhe kërkesa për t’u regjistruar në drejtimet profesionale të trefishohet vitet e fundit.

 

 

Top Channel