Ç’armatimi bërthamor/ Hyn në fuqi marrëveshja e re

25/10/2020 17:38

Aktivistët kanë folur për një kapitull të ri pas një hapi të rëndësishëm të hedhur nga kombet e bashkuara drejt ndalimit të armëve bërthamore.

Hondurasi është bërë vendi i 50 që ratifikon marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore ndaj ajo do të hyjë tani në fuqi brenda 90 ditësh.

Por, ajo që marrëveshja do të mund të arrijë mbetet ende në dyshim për shkak se pesë fuqitë e njohura bërthamore të botës, nuk e kanë nënshkruar atë. mbështetësit sidoqoftë shpresojnë se marrëveshja do të ketë pasoja.

Ajo është miratuar nga 122 vende në asamblenë e përgjithshme të kombeve të bashkuara në 2017 por duhej të ratifikohej nga të paktën 50 shtete para se të hynte në fuqi.

Ajo deklaron se vendet që e ratifikojnë marrëveshjen, nuk duhet asnjëherë, nën cdo rrethanë, të zhvillojnë, testojnë, prodhojnë ose të blejnë armë bërthamore apo mjete të tjera shpërthyese bërthamore.

Marrëveshja nxjerr jashtë ligjit përdorimin ose kërcënimin për përdorim të armëve bërthamore dhe ndalon firmëtarët të lejojnë instalimin, stacionimin apo dislokimin e ndonjë arme bërthamore në territorin e tyre.

Fushata ndërkombëtare për të abroguar armët bërthamore, e cilëson ratifikimin e 50 si hapjen e një kapitulli të ri për çarmatimin bërthamor.

Top Channel