E premte, 29 Maj 2020
17:27
Ngrihet grupi negociator për bisedimet me BE, Cakaj: Të mbështetet nga të gjithë

Tashmë është ngritur grupi negociator i Shqipërisë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në facebook.

17:22
Ambasadorja Yuri Kim me ministren Manastirliu në laboratorin e ISHP: SHBA mbështet Shqipërinë për luftën kundër COVID19

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë vizituar ambientet e Institutit të Shëndetit Publik, për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë së Covid19.

17:15
Korea e Veriut ekzekuton me pushkatim çiftin që tentoi të arratisej drejt Jugut

Një çift që po përpiqeshin të arratiseshin nga Korea e Veriut së bashku me një djalë 14 vjeçar, raportohet se janë ekzekutuar nga skuadra e pushkatimit.

17:11
Nuk është e lehtë të jesh partnerja e Cristianos, ja “ç’heq” Georgina…(FOTO)

Të jesh partnerja e një prej futbollistëve më të mirë në botë nuk është aspak e lehtë. Kjo vlen edhe për Georgina Rodriguez, dashurinë e yllit portugez, Cristiano Ronaldos.

16:59
Protestat në SHBA/ Policia arreston gazetarët e CNN

Policia në ShBA ka arrestuar ekipin e gazetarëve të CNN që po mbulonin live protestën në qytetin e Mineapolisit, pas vdekjes së një personi me ngjyrë në duart e policëve. Ekipi sidoqoftë më pas u la i lirë.

16:51
Tentuan të vrasin në person një vit më parë, arrestohen dy të shpallurit në kërkim

KORÇË- Dy persona të shpallur në kërkim, kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

16:50
Kompania farmaceutike kineze thotë se ka 99% shanse që vaksina e COVID-19 të funksionojë

Shkencëtarët kinezë thanë sot për mediat britanike se janë “99%” të sigurtë se vaksina kundër COVID-19 do të jetë efektive.

16:40
“Nuk marr dot frymë”/ Protesta të dhunshme në SHBA pas vrasjes së George Floyd nga policia

Minneapolis është përfshirë në një kaos të vërtetë, pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd. Protesta të dhunshme janë shënuar prej tre ditësh në Minneapolis, madje protestuesit kanë shkaktuar trazira, duke plaçkitur dyqane dhe djegur një stacion  policie.

16:37
Shkodër/ Mbytet në lumin Buna një i huaj

Një i huaj ka humbur jetën në lumin Buna, në Shkodër.

16:33
Fier/ Kultivoi kanabis në fshat, arrestohet 52-vjeçari, nën hetim një tjetër person

FIER- Një 52-vjeçar është arrestuar në Fier për shkak se është kapur duke kultivuar kanabis në një fshat.

16:24
Djeg totalisht shtëpinë dhe dhunon psikologjikisht bashkëshorten, e pëson 51-vjeçari në Fier

FIER- Një person është arrestuar pasi i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

16:24
Njihuni me 14 kafshët më të rralla në botë, që duket sikur nuk janë reale

Sipas shkencëtarëve, planeti ynë është shtëpia e rreth 8.7 milion specieve bimore dhe shtazore ndërsa 86% e specieve të tokës dhe 91% e specieve të detit ende nuk janë zbuluar.

16:17
Vrasja e George Floyd/ Protestuesi goditet nga makina e policisë gjatë përleshjeve në Los Angeles

Një protestues ra pa ndjenja pas goditjes që mori kur turma po sulmonte një makinë policie në qendër të Los Angeles, teksa grupe aktivistësh si ‘Black Lives Matter’ kërkojnë drejtësi për George Floyd.

16:04
Akuzoheshin për tentativë vrasjeje/ Policia e Korçës arreston dy persona (Detajet)

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

15:50
Korçë/ Transportonte në mënyrë ilegale shtetas të huaj, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Korçës ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e një 35-vjeçari, i cili në mënyrë ilegale u kap duke transportuar me mjetin tip “Suzuki” pesë shtetas të huaj emigrantë.

15:44
Mbledhja për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Një takim mes Ramës dhe Bashës i bën shumë mirë Shqipërisë

Bashkëkryetari i tryezës së Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së Këshillit Politik dha një prononcim për mediat, ku foli për disa nga çështjet që nuk po bihet dakord me PD-në.

15:44
Zyrtare: Kategoria Superiore rinis më 3 qershor

Tashmë është zyrtare, pas gati 3 muajsh pushim, më 3 qershor të gjitha klubet e superligës do të zbresin në fushën e blertë për të rifilluar sezonin 2019/2020 aty ku e lanë.

15:39
“Billa” mbërrin në Burrel/ Për 11 ditë do japë ofertë për gjithë banorët e Dibrës

Kompania Billa, lider në tregun shqiptar per produktet e pllakave, parketeve, hidrosonaitareve mesa duket ka gjetur mënyrën me te mirë për te riaktivizuar këtë fushë te ekonomisë.

15:34
Izolimi falimenton bizneset/ Kufizimet e pandemisë kanë boshatisur njësitë e shërbimit

Edhe pse duket sikur situata po shkon drejt normalizimit pas hapjes se pjesës më te madhe te aktiviteteve, mungesa e transportit publik po falimenton bizneset e periferisë.

15:28
Reagon ashpër Neritan Ceka: BE-ja ka abuzuar në restaurimin e monumenteve kulturore

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar profesori Neritan Ceka

15:28
Vetëm 35 raste të tilla që nga viti 1900, ndodh mrekullia për foshnjën me dy gojë (Foto)

Një vajzë gjashtë muajshe i është nënshtruar një operacioni të vështirë për heqjen e gojës së saj të dytë, e cila ishte e plotë me dhëmbë, e kishte buzë e gjuhë.

15:25
Bylykbashi: Pa konsensus, nuk shkohet më tej. Qeveria tranzitore kërkesë e padiskutueshme

Ka përfunduar mbledhja e Reformës Zgjedhore dhe Oerd Bylykbashi i PD ka dalë me përfundimin se pa konsensus të palëve nuk mund të shkohet më tej.

15:24
Kompania ‘Wizz Air’/ Nga 1 korriku bazë me tre avionë në Rinas

Pavarësisht se pandemia e covid 19 vijon të jetë prezente duke ndikuar gjerësisht ne tregun e fluturimeve, linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, Wizz Air, njoftoi të premten bazën e saj të re në Tiranë. Kompania do të bazojë 3 avionë Airbus 320 në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, që prej datës 1 Korrik 2020. Paralelisht me krijimin e bazës, krahas dhjetë destinacioneve tashmë në operim, Wizz Air, do të shtojë edhe 15 destinacione të reja për tetë vende nga Tirana, duke filluar nga korriku, për të shënuar në total 25 destinacione nga Rinasi.

15:15
Habit Kina: Virusi nuk doli nga tregu i kafshëve …

Kina thotë tani se koronavirusi nuk e ka origjinën tek tregu i kafshëve të gjalla në Wuhan, siç është diskutuar përgjatë gjithë kësaj kohe.

15:13
Inertet e Shijakut gërmadhë/ Pas largimit në qytet do nisë ndërtimi i shtëpive të reja

Mijëra ton me inerte ndodhen në zemër të Shijakut. Kjo është lagjja Luginë, fadromat vazhdojnë të rrëzojnë ato pak pallate të dëmtuara që kanë mbetur.

15:13
“Kur fillojnë plaçkitjet, fillojnë të shtënat”/ Twitter fsheh postimin e Trump-it

Twitter të premten mbuloi postimin e Presidentit amerikan Donald Trump për Minneapolis me paralajmërimin e “lartësimit/lëvdimit të dhunës”.

15:11
Mbledhja për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Ja ku nuk po biem dakord me PD-në

Ka përfunduar mbledhja e Reformës Zgjedhore.

15:08
“Plas në Rusi”, dyfishohen viktimat nga Covid-19!

Autoritetet ruse dhanë një shifër dy herë më të lartë të viktimave nga Covid-19 për muajin prill. Departamenti i Shëndetit në Moskë tani thotë se 1.561 njerëz vdiqën nga sëmundja, në një kohë kur më parë, ishte njoftuar për 639 jetë të humbura.

15:02
Përfundon mbledhja/ Hajdari: S’ka tym të bardhë pa ndryshimin e sistemit

Ka përfunduar tryeza për reformën zgjedhore. Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se sot nuk ranë dakord për asgjë dhe se opozita në parlament vijon që të ketë kusht ndryshimin e sistemit.

14:57
Lezhë/ “Rikthejnë” kishën me paratë e tyre, banorët kërkojnë të ruajnë trashëgiminë natyrore

Kisha e Shën Llezhdrit, në zonën e Lezhës, e cila daton që prej vitit 1402 është “rikthyer” në përdorim nga banorët e zonës me kontributin e tyre vullnetar.

14:51
Manastirliu: Në fundjavë s’ka kufizime. Ja çfarë do ndodhë pas datës 1 qershor

“Pas disa javësh masash kufizuese të marra në kohën e duhur, pas gjithë përpjekjes tuaj për zbatimin e tyre dhe rezistencës së secilit prej jush, ja dolem që të kemi kufizim të përhapjes së infeksionit. Edhe pse deri më sot kemi një ecuri të qëndrueshme të epidemisë, nuk duhet harruar se rihapja që ka filluar me faza para dy javësh, kërkon disiplinë dhe një sjellje individuale korrekte që i përshtatet normalitet të ri”, bëri me dije ministrja Manastirliu.

14:49
“Edhe një herë tjetër, të lutem o Zot”/ Pamela Anderson është gati të martohet për herë të 6-të

“Edhe një herë tjetër, të lutem o Zot. Edhe një herë të vetme”- kanë qenë këto fjalët e Pamela Anderson në një intervistë të dhënë për “New York Times”.

14:28
Zhvillimet në Kosovë/ Meta: Të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve

Presidenti Ilir Meta ka komentuar shkurtimisht vendimin e gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

14:25
“2 javë nga humbja e 18-vjeçarit në Dibër”/ Familja ka kaluar më parë edhe një tragjedi

Kanë kaluar thuajse dy javë që kur 18-vjeçari nga fshati Dypajak i Dibrës, Ardian Pali, humbi çdo kontakt me familjarët.

14:19
(FOTO) Restorantet në kohë koronavirusi! Klientët vendosen në “kupa plastike”

Restorantet shumë shpejt mund të marrin një pamje të re. Dizajneri francez Christophe Gernigon, ka krijuar një “kupë plastike” në mënyrë që njerëzit të mbajnë distancat e duhura në restorante.

14:18
Merr flakë një anije peshkimi në Durrës, shpëtohen tre marinarët

Peshkarexha ”Angelo” është përfshirë nga flakët teksa kishte dalë për gjueti.

14:17
A u keqinformua Yuri Kim? Meta: Muhabete rilindjeje, s’merrem me thashetheme

Disa muaj më parë, në njërën nga daljet e tij për shtyp, Ilir Meta deklaroi se ish-ambasadori amerikan, Donald Lu i kishte kërkuar ndjesë presidentit, pasi ishte keqinformuar për sa i përket reformës në drejtësi.

14:16
Përurohet salla e re e koncerteve “Avni Mula” në shkollën e muzikës “Servete Maçi”

Shkolla 9-vjeçare e muzikës “Servete Maçi”, e rindërtuar shtatorin e shkuar, vlerësohet jo vetëm për arkitekturën e veçantë, por nga sot ka edhe një sallë moderne koncertesh që mban emrin “Avni Mula”.Në ceremoninë e përurimit të saj, notat e para në pianon e sallës u luajtën nga kompozitori i shquar 93 vjeçar, Avni Mula,i shoqëruar nga vajza e tij, sopranoja me famë botërore, Inva Mula.

14:15
Veseli: Vendim i drejtë i Kushtetueses, LVV është brenda skenarit të saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe e ka vlerësuar si vendim të drejtë.

14:13
​Paga mesatare në Kosovë 602 €, nga 2012 u rrit për 39.7 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Nivelin e Pagave në Kosovë për periudhën 2012-2019.

14:06
“Rama do t’i japë Erdoganit bazën e Pashalimanit”/ Përgjigjet Meta: Presidenti s’i di të gjitha

Ditën e djeshme, mediat greke publikuan lajmin se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

14:00
Arrestohen 10 persona në Tiranë, dy prej tyre ishin në kërkim/ Ja pse akuzohen

Në kuadër të parandalimit he evidentimin e goditjen e paligjshmërisë, Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

13:59
Përfundon mbledhja e Bashës me “të vegjlit”/ Mediu: Çdo gjë në tryezë është qëndrim i opozitës

Ka përfunduar takimi i kreut të PD Lulzim Basha dhe aleatëve, një takim ky i kërkuar nga këta të fundit.

13:48
Meta i prerë për datën e zgjedhjeve: Nuk e negocioj fare. Le të futet kush të dojë

Për datën e zgjedhjeve Presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk do të ketë konsultime fare me palët.

13:44
Eksperti juridik “lëshon bombën”: Në Kosovë, po bëhet grusht shteti!

Eksperti juridik, i përfshirë prej kohësh në Kosovë, Andrea Lorenzo Capussela, deklaroi se në vend po bëhet grusht shtet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugën formimit të Qeverisë Hoti.

13:39
13 gjëra që i bëjmë gabim çdo ditë pa e kuptuar (FOTO)

Janë disa detaje të vogla që na përcaktojnë në shumë mënyra. Për shembull, në disa vende është e zakonshme të konsumohet ushqim teksa shikohet edhe TV, ndërsa në disa vende të tjera nuk lejohet.

13:38
Meta: Pres me padurim konsensusin e palëve brenda 31 Majit. Do t’i dekretoj

Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se do të miratonte ndryshimet e kodit zgjedhor dhe se mezi priste përmbylljen e tyre në Këshillin Politik.

13:32
Meta: Kam kthyer 2 ligje, cënojnë identitetin kombëtar dhe…

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka kthyer dy ligje të parlamentit, ekzaktësisht atë për turizmin detar dhe atë për koncensionet në Porto Romano.

13:29
Zyrtare: Kampionati rus rikthehet më 21 qershor

Në Rusi futbolli do të rinisë në datën 21 qershor dhe tifozët mund të shkojnë në stadium, edhe pse numri do të jetë i kufizuar.

13:27
Votimi i Qeverisë Hoti/ Gashi i LDK-së: Vjosa Osmani juriste e përgjegjshme, i respekton vendimet e Kushtetueses

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kerkesën për seancë, sa i takon votimit të Qeverisë Hoti do ta bëjnë pas publikimit të plotë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

13:25
Teatri/ Meta: Ramë dakord me “Europa Nostra” për një hetim ndërkombëtar

Presidenti Ilir Meta në një komunikim për mediat tha se për çështjen e Teatrit Kombëtar do të nisë një hetim ndërkombëtar.

13:18
Pamje të frikshme/ Rikthehet frika, njerëzit shemben përtokë në mes të rrugës nga virusi (Video)

Disa pamje tepër të frikshme, të publikuara nga “Daily Mail” tregojnë njerëzit e sëmurë që po shemben nëpër rrugë nëpër Iran, midis akuzave se pandemia e koronavirusit të vendit filloi në ambasadën kineze në Teheran tre javë para se të shpallej rasti i parë zyrtar.

13:10
Këto janë 9 cilësitë e njerëzve inteligjentë

Sado i gjerë mbetet koncepti i inteligjencës, bazuar në studime dhe vëzhgime të shumta, ekzistojnë disa veçori specifike që çuditërisht hasen te një pjesë dërrmuese e individëve me IQ (koeficient inteligjence) të lartë.

13:01
Dështimet spektakolare, kur gratë harrojnë se… (FOTO)

Të shkrepura fiks në momentin e duhur! Këto imazhe të sikletshme për yjet do të kujtohen gjatë si momente komike dhe jo fort të këndshme për ta.

12:57
Nga 15 qershori/ Greqia hap kufijtë për 29 vende, mes tyre edhe Shqipëria!

Duke filluar nga 15 qershori, Greqia do të hapë kufijtë me 29 vende, për turistët me fluturime në Athinë dhe Selanik.

12:52
Aksident në Lezhë, humb jetën një person

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Lezhë.

12:48
Federata angleze publikon kalendarin e FA Cup, finalja në 1 gusht

Pasi ndezi dritën jeshile për rifillimin e futbollit në ishull, Federata Angleze e Futbollit zyrtarizoi këtë të premte dhe kalendarin përsa i përket FA Cup duke përcaktuar dhe datat se kur do të luhen ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja, e cila është programuar për t’u zhvilluar në datë 1 gusht.

12:46
Iu dërgua formulari nga OFL/ Kush është Gentian Malindi, porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në Durrës

OFL njoftoi sot se i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit, Gentian Malindit banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

12:44
Rasti në Bulqizë/ 56-vjeçari u infektua në Tiranë

Edhe një i infektuar që e mori koronavirusin në Tiranë u bë rasti i parë me Covid-19 në Bulqizë.

12:36
Koronavirusi/ Asnjë viktimë dhe asnjë rast i ri në Kinë, gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet në Kinë sot nuk kanë regjistruar asnjë infeksion dhe viktimë të re nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, ndërkohë që Koreja e Jugut raportoi 58 raste të reja.

12:35
Harta e rikthimit, futbolli në Amerikën e Jugut

Futbolli në vendet e Amerikës së Jugut ofron një panoramë të ndryshme për rikthimin pasi diku është ulur sipari i sezonit e diku tjetër kanë vendosur zyrtarisht ti rikthehen sportit më popullor në planet.

12:26
“Black Hawk” nga SHBA/ Helikopterët do të jenë pjesë e flotës ajrore në Farkë

Flotës ajrore të ushtrisë shqiptare do ti shtohet edhe disa helikopterë të tipit “Black Hawk”, asistencë e qeverisë së SHBA.

12:25
E pazakontë/ Ekran gjigant- Danimarka rikthen futbollin, tifozët ndjekin live ndeshjen

Mbrëmjen e djeshme është rikthyer futbolli në Danimarkë, në një mënyrë të pazakontë për tifozët.

12:24
Të dënuar për trafikim narkotikësh dhe nën hetim për vrasje/ 5 të tjerëve u dërgohet formulari i OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

12:20
Arrestime për pirateri televizive/ Në pranga dy persona në Korçë

Policia e Korçës goditi një nga grupet e piraterisë televizive ne këtë zonë.

12:19
Malësi e Madhe, plagoset me mjet prerës një 65-vjeçar

Sot rreth orës në orën 11:30, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, është plagosur me mjete prerëse shtetasi Gj. P. 65 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spital, Malësi e Madhe.

12:08
Infektimi i personelit shëndetësor, Spahia: A do zbatohet Kodi Penal për ministren e Shëndetësisë?

“23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!!! “- u shpreh Bardh Spahia.

12:05
Studimi i fundit, mjeku italian: Asimptomatikët e prekur me Covid-19 nuk infektojnë të tjerët!

Mjeku i njohur virolog Italian, thotë se një studim i fundit ka treguar se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët me koronavirus.

11:59
10 fakte “të çmendura” rreth picës!

Kur lindi pica moderne dhe kur u shfaq në Amerikë? A është e vërtetë se shumë shpejt astronautët do ta konsumojnë atë në hapësirë? Çfarë kuptohet me efektin pica? A ekziston pica dritë? Dhe mbi të gjitha….çfarë lidhje ka Google me picën? Më poshtë do të njiheni me këto dhe kuriozitete të tjera…

11:56
Vendimi i Kushtetueses/ Reagon Kurti: Gjykata u rreshtua me kapësit e shtetit. Hapat e tjerë politik do bëhen të ditura në vazhdim

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të rregullt dekretin e Thaçit për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, ka reaguar Albin Kurti.

11:52
Tentoi të vriste bashkëfshatarin, arrestohet 35-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët në Fier

Policia e Fierit ka bërë të mundur parandalimin dhe arrestimin në flagrancë të një person, pasi ka tentuar të vrasë bashkëfshatarin e tij.

11:45
18 imazhe brilante të rikrijuara nga fotot e vjetra familjare (FOTO)

Nganjëherë duket se koha kalon shumë shpejt dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë.

11:44
“Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI”/ Basha takim me bizneset në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kreu një takim me bizneset në njësinë numër tetë në Tiranë.

11:29
Mustafa: Votimi i Qeverisë Hoti mund të mbahet nesër ose të hënën

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u interpretua ligjshmëria e dekretit për mandatarin, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi përpara mediave se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose të hënën.

11:28
Vdes në spital nga një mbidozë paracetamoli nëna e dy fëmijëve

Policia britanike ka nisur një hetim mbi pretendimet se nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht një mbidozë paracetamoli.

11:19
Inter, Milan e Juve të irrituara me datat e Kupës së Italisë, zikaltrit në Napoli me Primaveran?

Futbolli italian do të rinisë pas ndërprejes 3-mujore për shkak të pandemisë COVID-19 në datat 13 dhe 14 qershor me gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë ndërsa në datë 17, 3 ditë më vonë do të zhvillohet finalja e këtij kompeticioni.

11:18
I dinit? 14 gjëra interesante rreth puthjes!

Ajo është kaq spontane dhe e ndjerë, aq sa ka edhe një ditë kushtuar saj: 13 prilli.

11:16
Dokumenti/ Aleanca për Teatrin dorëzon në SPAK kallëzimin kundër Veliaj, Lleshaj dhe Ardi Veliut

Përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin kanë dorëzuar sot në SPAK kallëzimin penal kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, ministrit Sandër Lleshaj dhe drejtorit të policisë Ardi Veliut.

11:04
Vdekja e George Floyd / Përleshjet e dhunshme në Minneapolis, kundër demonstruesve dërgohet Garda Kombëtare!

Ato që nisën si tubime paqësore, u përshkallëzuan shpejt në dhunë e kaos në dy qytete të Minnesotës, ku shpërtheu zemërimi ndaj vdekjes së një 46 vjecari të paarmatosur me ngjyrë.

11:02
Covid-19/ 23 raste të reja, zgjerohet harta e infektimeve

23 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në vend, ku 12 janë në Tiranë.

11:00
“Shumë sëmurë për 3 javë”/ Bebe Rexha rrëfen se prindërit e saj u infektuan me Covid-19

Në mars, Bebe Rexha do të shkruante një status në Twitter ku tregonte se si miku i një miku të saj “kishte ndërruar jetë nga COVID-19” dhe u bëri thirrje fansave të saj të respektonin distancën sociale.

10:57
E fshehur në një kamion, sekuestrohen 200 kg hashash në Kapshticë

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar rreth 200 kg hashash.

10:51
I kryen kompania shqiptare, Luksemburgu nis testime masive për Covid-19

Luksemburgu bëhet vendi i parë që nis një testim sistematik mbarëkombëtar si pjesë e një programi të hartuar nga Task Forca e tij kundër COVID-19.

10:47
Kushtetuesja rrëzoi Albin Kurtin/ Thaçi: Të formohet sa më shpejt qeveria e re

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të rregullt dekretin e tij për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, zyra e Hashim Thacit njoftoi një konferencë për shtyp në hyrje të Presidencës.

10:40
15 foto që nuk i shpjegon dot askush

Na ndodh shpesh të befasohemi nga gjërat që shohim gjatë jetës së përditshme dhe shpesh mbetemi pa fjalë, si në rastin e fotove të mëposhtme.

10:38
Brazili, epiqendër koronavirusi/ Mbi 26 mijë viktima në vendin më të infektuar të Amerikës Latine

Kurba e pandemisë së koronavirusit të ri sa vjen e rritet në Brazil duke kaluar shifrën prej 26 000 të vdekur dhe 430 000 raste të konfirmuara.

10:29
“Të formohet qeveria e re”/ Presidenti Thaçi fton partitë që ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të rregullt dekretin e tij për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, zyra e Hashim Thacit njoftoi një konferencë për shtyp në hyrje të Presidencës.

10:24
Ronaldo shijon një ditë të nxehtë me familjen e tij, ndërsa Georgina fsheh…(FOTO)

Cristiano Ronaldo shfrytëzoi në maksimum një ditë të nxehtë në Itali, ku së bashku me gruan dhe fëmijët e tyre kaluan një ditë me biçikleta.

10:23
Rikthehet Covid-19 në Mat, 6 raste të reja

Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.

10:22
Kërkojnë pagën e luftës! 143 punonjës të një fasonerie në Vlorë dalin në protestë

143 punonjës të një fasonerie të prodhimit të këpucëve në Vlorë kanë dalë në protestë për pagën e luftës.

10:22
“Të vegjlit” kërkojnë takim/ Basha i mbledh në seli

Sot në 12:30 kreu i PD do të mbledhë aleatët në selinë blu, me kërkesë të këtyre të fundit.

10:09
BE-ja zgjat sanksionet kundër regjimit sirian

Bashkimi Evropian zgjati edhe për një vit sanksionet kundër presidentit sirian, Bashar Asad dhe zyrtarëve të tjerë të lartë politikë, oficerëve ushtarakë dhe përfaqësuesve të biznesit për shkak të goditjes së vazhdueshme të regjimit ndaj civilëve në vendin e shkatërruar nga konflikti.

10:03
“Koronavirusi s’ka ikur”/ I dërguari special i OBSH-së: Duhet të përgatitemi për shpërthime të reja!

“Ne duhet të jemi të përgatitur për shpërthime të reja”, ishte ajo çfarë deklaroi i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19.

09:59
(FOTO) Pamjet e rralla brenda tuneleve të kokainës së bosit të drogës, El Chapo-s

Agjentët e armatosur qëndrojnë roje në kufirin SHBA-Meksikë, por pavarësisht kësaj kartelet e pamëshirshme punojnë natë e ditë për të kontrabanduar drogë me vlerë miliona dollarë. Kjo bëhet nëpërmjet tuneleve të narkos, nën këmbët e agjentëve.

09:54
“Virus i Panikut”/ Shkencëtari Levitt: Karantina mund të ketë shkaktuar më shumë vdekje sesa u përpoq të kursente

Karantina mund të ketë shkaktuar më shumë vdekje sesa u përpoq të kursente, ka pohuar një shkencëtar laureat i Nobelit.

09:52
Lleshaj inspektim në lumin Drin: Nuk mund t’i shndërrojmë në kanale ujërash të zeza, do ketë gjoba

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, Prefektin Gjok Jaku, Kryeinspektoren e IKMT Dallëndyshe Bici, Drejtorin e DVP Lezhë Mitri dhe struktura vendore të Policisë e IKMT-së zhvilluan një inspektim mjedisor në lumin Drin.

09:46
Infektoi gjithë botën, shihni çfarë po ndodh në “tregun e ferrit” në Kinë (FOTO)

Shitësit që bënin tregti në tregun famëkeq të Wuhanit nga ku besohet se u shfaq pandemia e koronavirusit, raportohet se kanë rihapur tezgat e tyre në tregjet e tjera të qytetit.

09:39
Nënshkruhet kontrata për helikopterët Black Hawk, Xhaçka e ambasadorja Kim: Krah për krah si aleatë të denjë

Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptareme helikopterë “Black Hawk”.

09:38
Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Sarandë! E infektuara, një 33-vjeçare nga Ukraina

Në Sarandë është konfirmuar rasti i parë pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për një shtetase 33-vjeçare nga Ukraina, banore e Tiranës, e cila kishte shkuar në Sarandë.

09:37
Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 30 viktima, 1.052 të infektuar

Nga data 8 shkurt deri më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.324 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.