E hënë, 11 Janar 2021
10:45
Indonezia të mërkurën do të fillojë vaksinimin kundër COVID

Indonezia këtë javë do të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 dhe presidenti Joko Widodo do të jetë i pari që do ta marrë atë.

10:42
Shkodër/ Lëvizte me armë, arrestohet 48-vjeçari

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete ishte futur në një lokal në Bërdicë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bërdica”.

10:38
Sulmi i dhunshëm në Kongresin e SHBA/ Bundestagu duhet të mbrohet më mirë

Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble ka kërkuar që godina e Reichstagut të mbrohet më mirë nga policia e shtetit. Shkaku i kësaj kërkese ishte sulmi i dhunshëm në Kongresin e SHBA.

10:38
Një mami moderne…Gigi Hadid mahnit me pamjen gjatë shëtitjes me vogëlushen (Fotot)

Modelja Gigi Hadid është një mami e re tashmë dhe shëtitjet me vogëlushen e saj janë bërë më të shpeshta muajt e fundit.

10:34
Detaje të reja për përplasjen aeroplanit në Indonezi/ Mes viktimave një grua shtatzënë, 5 anëtarë të një familje dhe një biznesmen

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin e kërkim-shpëtimit të 62 personave që ndodheshin në bordin e aeroplanit indonezian, i cili u rrëzua në oqean vetëm 4 minuta pas ngritjes. Aty ishin 50 pasagjerë, nga të cilët 43 ishin të rritur dhe 7 fëmijë, ndërsa të tjerët ishin anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Ministria e Transportit në Indonezi.

10:27
Tiranë/ Arrestohen 6 persona, mes tyre një 30-vjeçar që kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Mes tyre është një 30-vjeçar, i cili akuzohet për “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”.

10:27
Meksika raporton rastin e parë me variantin britanik të COVID

Meksika raportoi ditën e djeshme rastin e parë të variantit të koronavirusi që u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar.

10:10
Situata në Elbasan/ Dy shkolla jashtë funksionit, prurjet e përroit në Gramsh rrezikojnë jetën e nxënësve

Qarku i Elbasanit është përballur me rënie guresh, inertesh e aluvionesh ne akset: Elbasan-Qafë Thane, Pishkash dhe kthesat e Murrashit dhe Cerrik-Gramsh, Ceruje, Drize) Gramsh-Kodovjat, Bratile.

10:02
Faza e dytë e “Deputeti që duam”/ Rama: Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit

Ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes e platformës së PS “Deputeti që duam.

09:56
Amerikë/ Joe Biden bëhet gati, ja kur do ta marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden do të marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit ditën e sotme, njoftoi zyra e tij. Tre javë më parë, mori dozën e parë teksa ishte në transmetim ‘live’ me qëllimin që ti jepte besim popullit për vaksinën.

09:55
Lejuan organizimin e festave në lokal, gjobiten me 1 mln lekë pronarët në Korçë

Dy pronarë janë gjobitur me 1 milionë lekë pasi thyen rregullat anticovid të vendosura nga qeveria.

09:46
Japoni, 80% e publikut kërkon anulimin ose shtyrjen e Lojërave Olimpike

Sipas një hulumtimi të kryer në Japoni, rreth 80% e popullatës mendon se Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, të planifikuara të mbahen në këtë qytet në korrik, duhet të anulohen ose riprogramohen.

09:42
Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në makinën e gazetarit, shënjestra dyshohet se ishte prezantuesi i emisionit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës jashtë studiove të televizionit “E” në Greqi. Një lëndë shpërthyese ishte vendosur në makinën e gazetarit George Sfakianakis, i cili po koordinonte shfaqjen “Prova të Drejta” kur ndodhi ngjarja.

09:33
Kina lejon hetimin e OBSH-së për origjinën e COVID-19

Kina njoftoi se një ekip ekspertësh të huaj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vizitojë vendin për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri të enjten e ardhshme.

09:31
Britania do të hapë qendra masive vaksinimi kundër koronavirusit

Mijëra persona do të vaksinohen këtë javë kundër koronavirusit në Britani, teksa pritet të hapen shtatë qendra të mëdha në gjithë territorin britanik.

09:24
Kina pas 5 muajsh regjistron mbi 100 raste me COVID-19 në ditë

Në Kinë janë regjistruar sot mbi 100 raste të reja të COVID-19, gjë që ndodh për herë të parë në të paktën pesë muajt e fundit.

09:21
Paralajmërimi i ekspertëve: Mos pini alkool dy ditë para dhe dy javë pasi të bëni vaksinën e koronavirusit

Njerëzit janë paralajmëruar që të mos konsumojnë alkool për dy ditë para dhe dy javë pasi të bëjnë vaksinën e koronavirusit. Ekspertët thonë se qëllimi është që njerëzit të qëndrojnë esëll në mënyrë që sistemi imunitar të reagojë në mënyrën më të mirë ndaj vaksinës.

09:15
Sot rifilluan shkollat/ Mësimi do të vijojë i alternuar, në klasa dhe online

Institucionet arsimore në vend nuk do të jenë të heshtura duke nisur nga sot, 11 janari. Kjo pasi 480 mijë nxënës dhe 30 punonjës arsimorë, rinisin procesin mësimor.

09:13
Britania mbledh 1 mld dollarë për të ndihmuar “vendet e pambrojtura” për vaksinat

Mbretëria e Bashkuar ka mbledhur 1 miliard dollarë nga aleatët e saj për të ndihmuar “vendet e pambrojtura” të sigurojnë hyrjen në vaksinën COVID-19, tha Ministria e Jashtme me rastin e vizitës virtuale të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Londër.

09:11
Vlorë/ Situatë e qetë nga reshjet e shiut, nuk ka përmbytje. Hidrovoret vazhdojnë punën normalisht

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë prej disa ditësh vendin tonë, ndërsa situata në qarkun e Vlorës mbetet e qetë pasi nuk ka sipërfaqe të përmbytura dhe hidrovoret janë në gjendje pune.

09:09
Pse po rrëzohen kaq shpesh aeroplanët në Indonezi?

Rrëzimi i një aeroplani në Indonezi të shtunën menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit Xhakarta, në bordin e së cilit ishin 62 persona, ka vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes sigurinë e industrisë së aviacionit të këtij shteti.

09:00
Shkodër/ 1823 hektarë tokë nën ujë, vijojnë problemet në Obot. Rritet niveli i ujit në Liqen, Livade dhe Dobraç

Shirat e dendura që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh vijojnë të shkaktojnë përmbytje masive në zonën veriore. Në Bashkinë e Shkodrës raportohet se janë përmbytur 1823 hektarë tokë, por nuk ka shkaktuar probleme në banesa.

08:57
Kina përballet me shpërthim të ri të koronavirusit

Kina po përballet me një prej shpërthimeve më të rrezikshme të koronavirusit, meqë autoritetet shëndetësore kanë thënë se dhjetëra persona kanë rezultuar pozitiv në provincën Hebei, afër kryeqytetit Pekin.

08:51
Elbasan/ U kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj, arrestohet 35-vjeçarja

Në 35-vjeçare, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta është arrestuar nga policia.

08:46
Diplomatët amerikanë bëhen gati për të shkarkuar Donald Trump, thirrja ndaj administratës për protestën e dhunshme

Në një lëvizje tepër të pazakontë, diplomatët amerikanë kanë hartuar dy kabllograme  që dënojnë nxitjen e Presidentit Donald Trump të sulmit ndaj Kapitolit dhe bëjnë thirrje që zyrtarët e administratës të mbështesin thirrjen e Amendamentit të 25-të për ta hequr atë nga detyra.

08:40
Grabitja në Korçë/ Dëshmia e fqinjit: Shefqeti ishte i gjakosur në fytyrë, ia hoqa nga duart autorin ‘i thashë mos e vrit’

Një banesë është grabitur në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 1 në Korçë.Banesa është shtëpia e kambistit Shefqet Muça, ndërsa mësohet se familjarët janë përleshur me grabitësit.

08:31
Sot nis vaksinimi ndaj COVID-19/ Rama: Lufta hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin përfundimtar të virusit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me rikujtimin se sot nis fushat e vaksinimit në vend ndaj COVID-19.

08:24
Korçë/ Grabitet shtëpia e një kambisti, pronari përleshët me hajdutët. Arrestohet një prej tyre

Një banesë është grabitur në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 1 në Korçë.

07:52
Parashikimi i motit/ Java nis me reshje dhe temperatura të ulëta

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.

E diel, 10 Janar 2021
23:03
77-vjeçari, i çmendur pas “Për’Puthen”/ Cila nga vajzat “i ka rrëmbyer” zemrën

Një i moshuar ka befasuar të gjithë teleshikuesit e Top Channel dhe në veçanti pjesëmarrësit e emisionit” Për’Puthen”.

22:59
Si asnjëherë më parë/ Irma Libohova flet për martesën dhe djalin: Besniku ka qenë i zgjuar

Këngëtarja e dashur për publikun, Irma Libohova ishte ditën e sotme në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku si rrallëherë ka folur për jetën e saj private.

22:54
“Kam qarë me kokërr të lotit”, Fjoralba Ponari rrëfen historinë e ngacmimit seksual

Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u diskutua në lidhje me sekretet, ku moderatorja Fjoralba Ponari, vendosi të tregonte një sekret. Saktësisht një ndodhi që i kishte ndodhur në fillimet e para të saj në televizion.

22:47
“Je gënjeshtare”/ Melisa dhe Ana përplasen ashpër! A është Fatjoni arsyeja e debateve mes tyre?

Melisa dhe Ana bënë një “takim privat” gjatë emisionin “Përputhen Prime” për të sheshuar konfliktin mes tyre, por dy vajzat duket se vetëm sa i hodhën më shumë benzinë zjarrit.

22:38
Nuk flet me nënën e saj pas akuzave të Fatjonit/ Melisa përlotet për krisjen e marrëdhënies

Melisa deklaroi sonte në “Përputhen Prime” se nuk flet me nënën e saj, pas akuzave të bëra nga Fatjoni se ajo kryen marrëdhënie seksuale me një djalë, për të cilin portalet aluduan se është Andi.

22:18
Si përgjigjet Tea kur e pyesin nëse Andi ka kryer marrëdhënie me Melisën: Si qejfli, ia kam…

Tea duket se nuk është e shqetësuar për aludimet se Andi mund të ketë patur marrëdhënie seksuale me Melisën.

22:11
Marrëdhënie seksuale me Andin? Melisa tregon të vërtetën për foton që ka pushtuar rrjetin

Disa puntata më parë, Fatjoni e akuzoi Melisën se kryente marrëdhënie seksuale me një djalë, pa cilësuar nëse personi në fjalë ishte brenda apo jashtë programit.

22:07
55 kilogramë drogë në Kapshticë, arrestohen 2 shqiptarë/ Do ta çonin dërgesën në Athinë

Policia greke ka sekuestruar në Kapshticë një sasi prej 55 kg kanabis sativa.

21:51
Maqedoni e Veriut, 345 raste të reja dhe 289 të shëruar nga COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 345 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 86.494.

21:38
“Pulë e lagur, laraskë”/ Mevlani kërkon falje, Sindi: Nuk vlen më për mua si njeri

Përplasja e Mevlanit me Sindin në puntatën e kaluar është bërë sërish objekt diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin “Përputhen Prime”.

21:33
Andi mungon në “Për’Puthen Prime”, Bora Zemani tregon arsyen

Në puntatën e sotme të “Për’Puthen Prime” u vu re mungesa e Andit.

21:25
U bllokua nga uji/ Shpëtohet i moshuari në Lezhë, pamje nga operacione

Zef Luli, një i moshuar nga fshati Tale gjatë ditës së sotme ishte bllokuar nga uji në grykëderdhjen e lumit Mat.

20:54
Nga shtëpia e fëmijës në parlament/ Alfred Muharremi do të vendosë kandidaturën për deputet

Alfred Muharremi, i riu që të vetmen familje kishte fshatin Sos, sot që ka krijuar familjen e tij, pasi ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë dhe punon në sektorin bankar, në moshën 29-vjeçare aspiron të bëhet deputet.

20:49
Regjistrimi i emigrantëve/ Do të bëhet nga KQZ-ja përmes një sistemi teknologjik dhe jo nga E-Albania

Regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  përmes një sistemi teknologjik online, të cilin do e krijojë vetë dhe jo përmes portalit e-Albania.

20:38
Nesër rifillojnë shkollat/ Mësimi do të vijojë i alternuar, në klasa dhe online

Institucionet arsimore në vend nuk do të jenë të heshtura duke nisur nga dita e hënë, 11 janari. Kjo pasi 480 mijë nxënës dhe 30 punonjës arsimorë, rinisin procesin mësimor.

20:26
Festat rritën rastet e reja me Covid-19/ Brataj: Studimi se 50% e Tiranës e kaloi Covid-in ndikoi negativisht në respektimin e masave

Gjatë javës që lamë pas u vu re një rritje e lehtë e numrit të të prekurve me Covid-19 çdo 24 orë, por edhe rasteve që u shtruan në spitalet Covid, të pakten referuar asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë.

20:16
Lezhë, evakuohen 36 familje/ 3000 hektarë tokë nën ujë. Problem rrëshqitja e dherave dhe gërryerja e lumenjve

Reshjet e shiut në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë intensive duke krijuar problematika të shumta në të gjithë zonën.

20:03
Shkodër, mbi 5100 hektarë nën ujë/ Oboti i izoluar, probleme edhe në Dajç. Prurjet në hidrocentrale të shumta

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, gjatë ditës së diel.

19:49
Projekti 2 mld euro i portit të Durrësit/ Grupi i punës nga Tirana takoi në Dubai drejtuesit e kompanisë Emaar që do e ndërtojë

Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta, që mbajnë emrin e kompanisë EMAA, e cila është e specializuar edhe në transformimin e porteve ekzistuese në marina për jahte e rezidenca banimi.

19:46
“Shqipëria buzëqesh”/ Rama nga Facebook-u: Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19

“Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, para pak minutash.

19:16
Francë, në 24 orët e fundit regjistrohen mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 20.177 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

19:07
Qytetarët serbë do të mund të zgjedhin vaksinën kundër koronavirusit

Të hënën Serbia lëshon në funksion një sistem online të regjistrimit për vaksinim, përmes së cilit qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen për imunizim ndaj COVID-19, por edhe të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë të marrin.

18:42
Përmbytjet në Fushë-Krujë e Bulqizë/ Reshjet e orëve të fundit, uji po tërhiqet në Zonën e Murqinës

Reshjet intensive të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje të mëdha në fshatin Murqinë në Fushë-Krujë, duke pushtuar dhjetëra hektarë tokë.

18:27
U bllokua nga rrëshqitja e dherave/ Nis hapja e rrugës në Ishëm të Durrësit

Në Ishëm të Durrësit ka filluar puna për hapjen e rrugës Draç- Bizë.

18:11
Reshjet e shiut do të vijojnë/ Java e ardhshme do të jetë më e ftohta e dimrit

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë kanë sjellë përmbytje në qytete të ndryshme dhe kjo ka shqetësuar jo pak qytetarët, që i druhen vështirësive që mund të hasin në ditët në vijim.

18:05
Rama në Lezhë e Shkodër: Situata më e mirë nga zhbllokimi i kanaleve, reshjet dyfish nga ato të vitit 2010

Edi Rama e gjeti Obotin nën furinë e reshjeve te dendura të shiut. 24 orët në vijim pritet të jenë me kritike për Kryeministrin, i cili foli për masat e marra.

17:53
Gomonia me 50 emigrantë/ Prangoset njëri prej bashkëpunëtorëve

Polica e Vlorës arrestoi një 63-vjeçar të akuzuar se strehoi në hotelin e tij 9 prej klandestinëve të kapur një ditë më parë, teksa largoheshin me gomone drejt Italisë.

17:48
Evropë, jepet alarmi/ Borë dhe ngrica, në Greqi “bëhet plazh”

Meteorologu i BBC-së, Chris Fawkes paralajmëron se reshje të dendura bore priten në mbarë Evropën.

17:39
Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Sarandë/ Konflikt i çastit, policia në ndjekje të autorit

Një person ka mbetur i plagosur në Sarandë, si pasojë e një konflikti të çastit.

17:27
Përmbytje të mëdha në Kosovë/ Dëmtohen rrugët, izolohen dy fshatra

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njoftoi se pas reshjeve të shiut dhe bores, ka pasur vërshime të mëdha uji në disa pjesë të vendit.

17:18
Kim Jong-un i tregon forcën Biden-it: Do luftojmë për të gjunjëzuar SHBA-në

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un deklaroi se aktiviteti i kombit të tij duhet të përqendrohet te “gjunjëzimi i armikut të vet të madh”, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

17:04
Shkumbini rrezikon të dalë nga shtrati/ Banorët të frikësuar, shtabi i emergjencave del në terren

Prurjet e shumta të lumit Shkumbin kanë vënë në alarm autoritetet lokale.

16:57
Moti i keq “pushton” Shqipërinë/ Shi, ngricë dhe probleme me energjinë…

Moti i keq ka pushtuar mbarë vendin.

16:46
Brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri! 8 viktima dhe 562 raste të reja nga Covid-19

8 humbje jete, 2997 testime, 321 të shëruar dhe 562 raste të reja- ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Shqipëri.

16:42
(Video) Shembet çatia e pallatit në Tiranë/ Moti i keq, banorët kërkojnë ndihmë

Prej disa ditësh, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë mbarë vendin duke shkaktuar probleme të shumta; bllokim të qarkullimit, përmbytje të akseve rrugore dhe shtëpive.

16:34
Gëzimi i fëmijëve me Covid-19/ Në spital, mbërrijnë “superheronjtë”

Kënaqësi të vogla, por që në momente të caktuara flasin shumë: fëmijët e shtruar në repartin pediatrik dhe atë për pacientët më Covid-19 në spitalin San Paolo të Milanos, janë përballur me një surprizë të bukur.

16:19
“Toka po rrotullohet më shpejt”/ Shkencëtarët raportojnë fenomenin

Edhe vetë planeti, thotë USA Today, kërkonte që ta linte sa më shpejt pas 2020-ën; sipas të përditshmes së njohur amerikane, Toka është rrotulluar më shpejt rreth boshtit të saj.

15:50
Fitoi lotarinë 58 milionë paund/ `Qeras` shokët me pushime ne Dubai

Një 38-vjeçar që e gjeti veten papritur fitues në një lotari prej 58 milionë paundësh, nuk deshi të festonte i vetëm, por kërkoi ta ndante gëzimin me miqtë.

15:40
U shkatërrua nga përmbytjet, FA nisin menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë

Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës.

15:32
Si ishte dasma e Irma Libohovës? “Ja ç’bëra gjatë darkës që do mbahet mend”

Këngëtarja e dashur shqiptare, Irma Libohova ishte pjesë e intervistës ditën e sotme në emisionin “E Diell”.

15:17
Ana e Për’Puthen zbulon sekretet në “Trotuar”: Do dilja me parulla…

Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Ana ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Trotuar”, ku tregoi disa detaje të jetës së saj që nuk i dinim.

15:07
Shtohen prurjet e lumit Shkumbin, përfshihen nga uji toka bujqësore në Papërr

Prurjet e lumit Shkumbin janë shtuar orët e fundit, ndërsa në momentet në vijim pritet të jenë kritike në fshatin Papërr të Elbasanit.

15:01
Aksident në Lungomare! “Benz”-at përplasen me njëri-tjetrin, pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Lungomare të Vlorës.

14:47
“Je pozitiv, rri në shtëpi”/ Itali skandali, nuk ishin testuar asnjëherë

“Si është e mundur që rezultoj pozitiv kur nuk e kam bërë kurrë tamponin?”

14:41
Goditje për ruset, DW/ Gazprom humbet monopolin ne Ballkan

Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën Juglindore pati tre zhvillime me rëndësi që do të kenë vazhdë të gjatë pasojash: Më 1 janar presidenti serb, Aleksandar Vuçic dha me një ceremoni sinjalin e startimit: Vendi i tij do të furnizohet tanimë me gaz rus përmes një itinerari të ri – nga Bullgaria përmes një gazsjellësi në Ballkan, Balkan Stream, një degëzim i gazsjellësit Turkish Stream.

14:36
Frikë nga kolapsi në shëndetësi/ Gjermani, kërkohen urgjentisht infermiere

Gjermania ka numër të mjaftueshëm shtretërish intensivë dhe aparatesh intubimi, problemi qëndron tek mungesa e personelit që do duhet të verë në punë aparatet.

14:30
Dhendias për median greke: Kemi një marrëdhënie të sinqertë me Ramën

“Megjithëse 2020 ishte një vit i vështirë me hijen  e pandemisë kudo ,ishte njëkohësisht një vit me zhvillime të rëndësishme politike për Greqinë ,midis tyre edhe ai marrëveshjes me Shqipërinë për të apeluar në Hagë”, ka theksuar midis të tjerash në një intervistë për gazetën “Kathimerini” ditën e sotme, ministri i jashtëm grek Nikos Dhendias.

14:12
Paralajmëron Merkel: Më e keqja pritet ende të vijë

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në Gjermani kapërceu sot pragun 40 000, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik “Robert Koch” (RKI), ndërsa kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë.

14:07
Lufta e gjatë mes gjashtë luanëve dhe gjirafës, momentet kur ata e kafshojnë e ajo reziston (Fotot)

Një gjirafë ka mundur të fitojë betejën me 6 luanë pas një këmbëngule të madhe për të jetuar edhe një ditë tjetër në jetën e egër të Afrikës së Jugut.

13:49
Indonezi, gjendet vendi ku ra avioni/ Në bord edhe tre foshnje, të qara në aeroport

Autoritetet indoneziane njoftuan se kanë gjetur vendin ku besojnë se u rrëzua avioni i pasagjereve Boeing 737, menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit Xhakarta të shtunën.

13:42
Rrëshqitjet e dherave në aksin Librazhd-Përrenjas/ Maunia bllokon qarkullimin (Fotot)

Një maune ka devijuar nga rruga duke bllokuar qarkullimin për shkak të rrëshqitjes së dherave në aksin nacional Librazhd -Përrenjas.

13:27
Oriola Marashi nxjerr më shumë se ç’duhet me pozat në makinën luksoze (Fotot)

Modelja Oriola Marashi është ndër personazhet më të komentuara në vend për format e saj trupore.

13:19
Makina merr flakë në Tiranë, shkak një shkëndijë elektrike

Një makinë ka marrë flakë mesditën e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta”, si pasojë e një shkëndije elektrike.

13:12
Dreshaj vlerësohet me çmimin Ambasador i Paqes

Nënkryetari i LDK-së nga dega e Istogut dhe Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, Besart Dreshaj, është vlerësuar si “Ambasador i Paqes” nga Organizata Global Socio Economic and Financial Evulution Netëork, në krye me, Prince Blessing Lawal!

13:01
Zjarrfikësit e Prishtinës ndihmojnë qytetarët e prekur nga vërshimet (Fotot)

Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut e dëborës, kanë rënduar gjendjen në shumë pjesë të Kosovës.

12:40
Veliaj uron aktorin e madh me rastin e ditëlindjes: Jetë të gjatë i dashur Robert Ndrenika

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka uruar ditëlindjen ikonës së teatrit dhe të kinematografisë shqiptare Robert Ndrenika.

12:33
Nga shtëpia e fëmijës në parlament/ Alfred Muharremi do të vendosë kandidaturën për deputet

Alfred Muharremi do të hedhë kandidaturën për deputet.

12:29
Situata e përmbytjeve/ Rama në Lezhë: Dëmtimet më të pakta prej zhbllokimit të kanaleve

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Lezhë për të vëzhguar nga afër dëmtimet nga rrëshqitjet e dherave.

12:19
Evropë, jepet alarmi/ Borë dhe ngrica, në Greqi `bëhet plazh`

Meteorologu i BBC-së, Chris Fawkes paralajmëron se reshje të dendura bore priten në mbarë Evropën.

12:16
Mike Pence `tradhton` Trump/ Do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden

Zëvëndëspresidenti amerikan, Mike Pence ka vendosur të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

12:12
Aksident në Prizren/ Makina përplas tri këmbësore

Një aksident ka ndodhur në Prizren, ku një automjet ka goditur tri këmbësore duke iu shkaktuar lëndime trupore.

11:50
Krujë/ Toka të përmbytura në disa fshatra, bie niveli i lumit

Disa toka janë përmbytur në fshatrat e Krujës, ndërsa niveli i lumit ka rënë.

11:40
36 autoambulanca të reja në Durrës, Manastirliu: Vaksinimi nis me spitalet Covid e urgjencat

Vaksinimi anticovid do të nisë me stafet e spitaleve Covid dhe të urgjencave. kështu ka thënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu ditën e sotme gjatë vizitës në spitalin e Durrësit.

11:36
Mbi 20 mijë të vdekur nga COVID-19 në Belgjikë

Belgjika, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia në lidhje me numrin e banorëve të saj, kaloi sot pragun e 20.000 vdekjeve nga COVID-19, më shumë se gjysma e të cilave kanë të bëjnë me banorët në azilet e të moshuarve.

11:35
Mbi 90 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 90 milionë.

11:15
EXCLUSIVE/ Petro Marko, Pasionari i fundit  

“Mua më shqetësojnë dramat e shoqërisë. Asnjëherë s’kam menduar t’i botoj”, thotë Petro Marko.

11:12
Reshjet e shumta në vend/ ARRSH: Qarkullim normal në akset kombëtare (Fotot)

Kukësi dhe Tropoja është përfshirë nga reshje dëbore gjatë natës. Sipas ARRSH-së në rrugë është shpërndarë kripë dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

11:02
Ministrja Kushi uron rifillimin e procesit mësimor me mesazhet sensibilizuese të nxënësve

Nëpërmjet një videoje sensibilizuese për respektimin e masave anti-COVID ku përcillen mesazhe nga vetë nxënësit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

10:58
Durrës/ Lumenjtë Ishëm dhe Erzen në rënie, bashkitë furnizohen me ndihma

Natën e kaluar qarku i Durrësit është përfshirë nga reshje me intensitet të dobët dhe mesatar.

10:50
Spektakël në qiell/ `Përplasen` gjashtë galaktika 

Teleskopi Hubble i ndihmoi shkencëtarët të bëhen dëshmitarë të një spektakli të rralle nga hapësira.

10:45
Twitter i mbylli llogarinë/ Trump, do të hapim platformën tonë!

Presidenti Donald Trump vazhdoi të postonte në Twitter duke përdorur llogarinë në pronësi të qeverisë @POTUS, pavarësisht se profile I tij @realDonaldTrump u pezullua përgjithmonë nga Twitter.