Shkodër, mbi 5100 hektarë nën ujë/ Oboti i izoluar, probleme edhe në Dajç. Prurjet në hidrocentrale të shumta

10/01/2021 20:03

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, gjatë ditës së diel.

Në total, nën ujë rezultojnë mbi 5100 hektarë tokë, prej të cilave 1685 në zonën e NënShkodrës dhe rreth 3500 në Bashkinë e Vau Dejësit. Pjesa më e madhe janë toka bujqësore, ndërsa deri më tani, fatmirësisht, uji nuk ka depërtuar në banesat e fshatarëve.

Por përveç zonës së Obotit, i izoluar për shkak të nivelit të lartë të ujit në rrugën kryesore, tashmë probleme të mëdha raportohen edhe në njësinë administrative të Dajçit.

Prurjet në 3 hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin, vijojnë të jenë të shumta, teksa KESH ka raportuar për shkarkime në total deri në 900 metër kub ujë në sekondë, e hidrocentralet e Komanit dhe Vau – Dejësit.

 

Top Channel