Foto ilustruese

Dy pronarë janë gjobitur me 1 milionë lekë pasi thyen rregullat anticovid të vendosura nga qeveria.

Gjatë kontrolleve, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, shtetasi E. Sh. u konstatua duke zhvilluar në restorantin e tij, një festë dhe në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi M. Z. u konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Korçë

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.  Evidentohen 2 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë. Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, dy subjekte, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vijuar me kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë këtyre kontrolleve, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, shtetasi E. Sh. u konstatua duke zhvilluar në restorantin e tij, një aktivitet festiv, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi M. Z. u konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.  Secili nga subjektet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7.   Policia e Korçës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel