Kthyen apartamentin e marrë me qira në ‘fole’ prostitucioni, pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane në Durrës
Policia greke ka sekuestruar në Kapshticë një sasi prej 55 kg kanabis sativa.
Sipas burimeve policore, lënda narkotike ishte ngarkuar në 3 çanta të mëdha, të cilat ishin në një kamion që drejtohej nga një 32-vjeçar, ndërsa në kabinë ndodhej edhe një anëtar tjetër i organizatës, 24 vjeç.
Policia thotë se kishte informacione të sigurta lidhur me aktivitetin e dy të arrestuarve, madje po i gjurmonte prej disa kohësh dhe i ndaloi pak kilometra pasi ishin nisur.
Të dy të arrestuarit janë shtetas shqiptarë. Ata deklaruan se lëndën narkotike e kishin ngarkuar jashtë doganës greke në Kapshticë dhe në vazhdim do ta dorëzonin atë në Athinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 1220 euro, 6 telefona celularë si dhe kamioni i përdorur për trafikun e lëndës narkotike. Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë mëngjesin e së hënës për masë sigurie.
Top Channel