“Pulë e lagur, laraskë”/ Mevlani kërkon falje, Sindi: Nuk vlen më për mua si njeri

10/01/2021 21:38

Përplasja e Mevlanit me Sindin në puntatën e kaluar është bërë sërish objekt diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin “Përputhen Prime”.

Panelistët e akuzuan Mevlanin për sjellje jo të mirë ndaj Sindit, ndërsa Fatma Haxhialiu i tha që duhet t’i kërkonte falje vajzës të cilën e quajti “pulë e lagur dhe laraskë”, dhe e la të priste në takim.

Mevlani: Më ka ofenduar mua, më tha ngele këtu 33 vjeç.

Fatma Haxhialiu: Edhe ti e ke ofenduar, e ke quajtur pulë e lagur.

Sindi: Nuk ke pikë edukate dhe respekt për femrën.

Mevlani: Më nxore nga vetja, mënyra jote se si flet më nxori nga vetja. Sindi nuk më lë të flas.

Më në fund Mevlani pranoi se ka gabuar dhe kërkoi falje, por Sindi u shpreh se “Mevlani nuk vlen më për mua si njeri”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel