Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në makinën e gazetarit, shënjestra dyshohet se ishte prezantuesi i emisionit

11/01/2021 09:42

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës jashtë studiove të televizionit “E” në Greqi. Një lëndë shpërthyese ishte vendosur në makinën e gazetarit George Sfakianakis, i cili po koordinonte shfaqjen “Prova të Drejta” kur ndodhi ngjarja.

Mediat greke raportojnë se zhurma ishte shpërthyese, por nuk u raportuan të lënduar. Gazetari Sfakianakis foli për ‘Protothema’ duke thënë se bomba ndoshta nuk e kishte atë nën shënjeshtër, por prezantuesin e emisionit, Menios Fourthiotis.

Pranë makinës së dëmtuar u gjetën xhama të thyer të gotave dhe shisheve të birrës. Gazetari ka mbërritur në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet kush është autori që vendosi lëndën eksplozive.

Studiot e televizionit “E” ndodhen në të njëjtën ndërtesë me studiot dhe zyrat e prodhimit të programeve argëtuese SKAI.

Makina e dëmtuar pas shpërthimit

Top Channel