Kryeministri Edi Rama në Lezhë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Lezhë për të vëzhguar nga afër dëmtimet nga rrëshqitjet e dherave.

Ai thotë se dëmtimet janë më të pakta si pasojë e reshjeve prej zhbllokimit të sistemimit të kanaleve kulluese dhe me argjinaturave.

“Aty ku sot bilanci disaditor i reshjeve është dy herë më i lartë se në janarin e lemerisshëm të vitit 2010, kur kanalet e bllokuara gjithandej nga plehrat dhe menaxhimi kriminal i kaskadës së Drinit bënë hatanë e zezë! Ndërsa sot, falë punës së madhe të bërë vit pas viti me zhbllokimin e sistemimin e kanaleve kulluese dhe me argjinaturat, dëmet janë dhjetra e dhjetra herë më të vogla ***vetëm kush e ka harruar se ku ishim deri dje apo kush nuk do që ta shikojë dallimin e madh që ka bërë me të djeshmen puna e këtyre viteve, nuk ka se si ta shohë që kjo e sotmja është një situatë e natyrshme, si në çdo vend kur intensiteti i reshjeve kalon kaq përtej kufijve të normales”, tha Rama.

Lezha është një ndër zonat më të dëmtuara prej reshjeve të shumta që kanë pushtuar gjithë vendin prej ditësh tashmë.

Top Channel