Grabitja në Korçë/ Dëshmia e fqinjit: Shefqeti ishte i gjakosur në fytyrë, ia hoqa nga duart autorin ‘i thashë mos e vrit’

11/01/2021 08:40

Një banesë është grabitur në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 1 në Korçë.Banesa është shtëpia e kambistit Shefqet Muça, ndërsa mësohet se familjarët janë përleshur me grabitësit.

Njëri prej tyre ndodhet në spital.Grabitësit kanë qenë të 3 të maskuar dhe dyshohet me armë.

2 prej tyre janë arratisur me një sasi lekësh të konsiderueshme ndërsa njëri prej tyre i cili ka mbetur edhe i lënduar është kapur nga policia

Ndërkohë një nga  fqinjët tregon se si ka ndodhur grabitje, teksa zbulon edhe për përleshjes së kambisti ka pasur me një nga autorët.

“E sulmuan nga rruga sipër. Katër thonë ato, po unë i pashë katër. Pashë vetëm një që Shefqeti e kishte vënë poshtë, Shefqeti i gjakosur këtej, gruaja e goditur, djali i tij ka ndrydhur dorën, unë vajta vetëm sa ia hoqa derën. I vajti tjetri me pistoletë i tha lëshojë, Shefqeti i tha “nuk e lëshoj më vrit”. Kjo ishte e gjithë. Unë pashë me doreza, autorin, për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin, lëre se vjen policia i thashë. E kanë goditur Shefqetin te koka, fytyra, djalin nga duar, iu gjend e gjithë lagjja në ndihmë, ça të bënim”, tregon ai.

Top Channel