Nënkryetari i LDK-së nga dega e Istogut dhe Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, Besart Dreshaj, është vlerësuar si “Ambasador i Paqes” nga Organizata Global Socio Economic and Financial Evulution Netëork, në krye me, Prince Blessing Lawal!

Këtë lajm Dreshaj, që njëherësh është edhe zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, e ka bërë përmes një statusi në Facebook:

Jam i nderuar ta pranoj këtë vlerësim prestigjioz, si rezultat i punës dhe angazhimit për një jetë më të mirë, në paqe dhe mirëqenie në vendin tonë, nga Organizata Global Socio Economic and Financial Evulution Netëork, në kry me, Prince Blessing Laëal!

“Paqja është e shenjët, dhe na është lënë amanet nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova. Harmonia dhe begatia janë themelet e saj. Për këtë qëllim Presidenti shtronte edhe darkën, priste delegacione dhe mysafir, frymëzonte mirësi. Jam i bekuar të ndjek çdo ditë e në çdo hap, vizionin e Presidentit. Shfrytësoj rastin t’i falenderoj të gjjthë ata që vlerësuan kontributin tim, deri në ndarje të kësaj mirënjohje. Falënderim për përkrahje mikut të qeshtjes shqiptare Tahir Shabani, president i Institutit për miqësi Franko Shqiptare, në Francë dhe Europë! Zoti i bekoftë njerëzit e paqës, Zoti e bekoftë Kosovën”, thotë Dreshaj.

Top Channel