Regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  përmes një sistemi teknologjik online, të cilin do e krijojë vetë dhe jo përmes portalit e-Albania.

Në projektvendimin përfundimtar  parashikohet  ndërtimi i një sistemi  të ri, i cili do të jetë i aksesueshëm përmes një aplikacioni të shkarkueshëm edhe nga smartphone-t. Por,  si do funksionojë ky sistem?

Shqiptarët, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, do duhet të deklarojnë të dhënat personale, si emër, mbiemër, foto e dokumentit të identitetit e deri te leja e qëndrimit apo edhe kontrata e ujit dhe dritave e shtetit ku jeton.  Për të shmangur  ndërhyrjet dhe rrezikun e deklarimit te rreme sistemi do i kërkojë votuesit te identifikohet me një nga dy mënyrat.

E para parashikon që emigranti duhet të deklarojë të dhëna personale për prindërit, vëllezërit apo motrat dhe fëmijët e tyre, si për shembull datëlindja apo vendlindja. Mënyra e dytë parashikon identifikimin e fytyrës përmes një aplikacioni ose një faqe web.

“Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone-n e tij një aplikacion, i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij me foton në dokumentin e identifikimit. Ne rast se shtetasi nuk ka një smartphone të aftë të mbajë aplikacionin, atij do ti ofrohet mundësia ta kryeje të njëjtën procedure duke u lidhur me një faqe web nëpërmjet një kompjuteri me kamer”.

Pas kryqëzimit me të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile, emigranët  do përjashtohen nga lista përfundimtare e votuesve në Shqipëri. Brenda 24 shkurtit parashikohet të mbyllet regjistrimi i diasporës, e cila pritet të votojë për herë të parë me 25 prill.

Top Channel