Përfundon ndeshja në Loro Boriçi, zbulohet finalisti i dytë në Kupën e Shqipërisë

24/04/2024 20:59

Vllaznia nuk ia del përballë Egnatias në Loro Boriçi.

Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës, shkodranët barazuan 1-1 me rrogozhinasit, teksa u penalizuan nga humbja e ndeshjes së parë me shifrat 1-0.

Vllaznia e nisi mirë ndeshjen duke qenë se kaloi në avantazh në minutën e 29 me anë të Rejan Alivodës. Një avantazh që për kuqeblutë zgjati përgjatë gjithë 90-minutëshit, me sfidën që iu drejtua kohës shtesë.

U duk se koha shtesë do të shkonte ters për rrogozhinasit pasi Albano Aleksi la të tijtë në inferioritet numerik, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 92. Megjithatë, në minutën e 103, Montenegro shënoi për Egnatian dhe i dhuroi në fund skuadrës së tij biletën e finales më datë 14 maj në Air Albania, aty ku do të sfidojë Kukësin./ Super Sport

Top Channel