Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 345 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 86.494.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend janë regjistruar 8 viktima tjera, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.622.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 67.453, përfshirë 289 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 16.419.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.455 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 417.212.

Top Channel