Situata në Elbasan/ Dy shkolla jashtë funksionit, prurjet e përroit në Gramsh rrezikojnë jetën e nxënësve

11/01/2021 10:10
Lumi Shkumbin

Qarku i Elbasanit është përballur me rënie guresh, inertesh e aluvionesh ne akset: Elbasan-Qafë Thane, Pishkash dhe kthesat e Murrashit dhe Cerrik-Gramsh, Ceruje, Drize) Gramsh-Kodovjat, Bratile.

Lumenjtë Shkumbin e Devoll janë me prurje te konsiderueshme, por nuk ka ndryshim nga mbrëmja e djeshme, por po mbahet ne monitorim në gjithë pikat e mundshme ku mund te përbëjë rrezik. Perroi i Zaranikes ka pasur prurje të shumta e të vrullshme por pa pasoja.

Një shkollë në Labinot Fushë nuk zhvillon mësim pasi ka dëmtime të çatisë e për rrjedhojë futet uji brenda dhe një shkollë në Kushovë të Gramshit pasi prurjet e shumta të përroit përbejnë rrezik për kalimin në shkollë duke rrezikuar edhe jetën e nxënësve

Furnizimi me energji elektrike ka problem në disa njësitë administrative Lunik, Librazhd, një pjesë tek dogana në Qafë Thanë, Kodovjat e Kukur Gramsh, Shushicë Elbasan dhe një pjese e qytetit të Belshit.

Për të risjellë energjinë OSHEE është në terren.

Informacion i ores 8.30 per qarkun Elbasan

Miremengjesi.Gjate nates kemi pasur reshje me intensitet te ulet e mesatar e si rrjedhoje kemi pasur renie guresh, inertesh e aluvionesh ne akset: Elbasan-Qaf Thane (vendi-Pishkash dhe kthesat e Murrashit)  Cerrik-Gramsh (vendi – Ceruje, Drize) Gramsh-Kodovjat (vendi – Bratile) Lumenjte Shkumbin e Devoll  jane me prurje te konsiderueshme, por nuk ka ndryshim nga mbremja e djeshme, por po mbahet ne monitorim ne gjithe pikat e mundshme ku mund te perbeje rrezik. Perroi i Zaranikes ka pasur prurje te shumta e te vrullshme por pa pasoja.Nje shkolle ne Nj.A Labinot Fushe nuk zhvillon mesim pasi ka demtime te catise e per rrjedhoje futet ujii Brenda, dhe nje shkolle ne Nj.A Kushove, Gramsh pasi prurjet e shumta te perroit perbejne rrezik per kalimin ne shkolle. Furnizimi me energji elektrike ka problem ne disa njesi: Nj.A Lunik, Librazhd, nje pjese tek dogana ne Qaf Thane, Nj.A Kodovjat e Kukur Gramsh, Nj.A Shushice Elbasan dhe nje pjese e qytetit te Belshit. Grupet e punes te OSHE jane ne terren dhe situate mund te ndryshoje shume shpejt.

Top Channel