Rrëshqitjet e dherave në aksin Librazhd-Përrenjas/ Maunia bllokon qarkullimin (Fotot)

10/01/2021 13:42
Maunia në aksin Librazhd -Përrenjas

Një maune ka devijuar nga rruga duke bllokuar qarkullimin për shkak të rrëshqitjes së dherave në aksin nacional Librazhd -Përrenjas.

Në vendngjarje po punon firma kontraktore për të bërë të mundur pastrimin e rrugës.

Në vendngjarje ndodhet gjithashtu shtabi i emergjencave në prefekturë se bashku me prefektin Klevis Xhoxhi. Policia po merr masa për normalizimin e qarkullimit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel