Aksident në Lungomare! “Benz”-at përplasen me njëri-tjetrin, pamje nga vendngjarja

10/01/2021 15:01
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Lungomare të Vlorës.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën , ndërkohë që një nga makinat ka goditur një palmë në rrugë.

Nga aksidenti për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, veçse dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje dy drejtuesit e makinave tip “Mercedez Benz” . Po ashtu nga përplasja dhe bllokimi i rrugës është krijuar dhe trafik në rrugë.

 

Top Channel