Festat rritën rastet e reja me Covid-19/ Brataj: Studimi se 50% e Tiranës e kaloi Covid-in ndikoi negativisht në respektimin e masave

10/01/2021 20:26

Gjatë javës që lamë pas u vu re një rritje e lehtë e numrit të të prekurve me Covid-19 çdo 24 orë, por edhe rasteve që u shtruan në spitalet Covid, të pakten referuar asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë.

Por sipas ekspertëve, kjo rritje e lehtë pritej për shkak edhe të festimeve të fundvitit, pasi nuk munguan grumbullimet nëpër restorante .

Studimi  më i fundit i publikuar nga Akademia e Shkencave ku u tha se 50% e qytetarëve të Tiranës e kanë kaluar Covid-19 ndikon negativisht në vijimësinë për të respektuar  masat mbrojtëse. Dr.Brataj thotë se pa hedhur poshtë punën e bërë në këtë studim, rezultati mbetet për t’u parë dhe se duhet bërë kujdes kur i jepet ky mesazh qytetarëve.

Në ditët në vijim parashikohet një tjetër rritje e përhapjes së infeksionit, pasi në javën që nis fillon edhe mësimi për sistemin parauniversitar.

Top Channel