Diplomatët amerikanë bëhen gati për të shkarkuar Donald Trump, thirrja ndaj administratës për protestën e dhunshme

11/01/2021 08:46

Në një lëvizje tepër të pazakontë, diplomatët amerikanë kanë hartuar dy kabllograme  që dënojnë nxitjen e Presidentit Donald Trump të sulmit ndaj Kapitolit dhe bëjnë thirrje që zyrtarët e administratës të mbështesin thirrjen e Amendamentit të 25-të për ta hequr atë nga detyra.

Duke përdorur atë që njihet si ‘kanali i disidencës’ i Departamentit të Shtetit, zyrtarët e huaj dhe të shërbimit civil të karrierës thanë se kanë frikë se rrethimi i të Mërkurës së kaluar mund të dëmtojë keq besueshmërinë e SHBA për të promovuar dhe mbrojtur vlerat demokratike jashtë vendit.

“Dështimi për ta mbajtur përgjegjës presidentin, do të dëmtonte më tej demokracinë tonë dhe aftësinë tonë për të përmbushur në mënyrë efektive qëllimet tona të politikës së jashtme,” thuhet në njërin nga kabllogramet që u shpërndanë midis diplomatëve në fund të javës së kaluar dhe më pas u dërguan në udhëheqjen e Departamentit të Shtetit.

Përmes këtyre kabllogrameve i bëhet  thirrje Pompeos të mbështesë çdo përpjekje të ligjshme nga Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe anëtarët e tjerë të Kabinetit për të mbrojtur vendin duke përfshirë  “zbatimin e mundshëm të procedurave të parashikuara në nenin 4 të Amendamentit të 25-të, nëse është e përshtatshme”.

Ndryshimi lejon që nënkryetari dhe shumica e kabinetit të deklarojnë një president të papërshtatshëm për detyrën dhe nënpresidenti pastaj bëhet president i përkohshëm.

Kabllogramet ishin një protestë e jashtëzakonshme kundër një presidenti në detyrë të SHBA nga diplomatët amerikanë, të cilët janë ankuar prej kohësh që administrata Trump ka injoruar dhe zvogëluar rolin dhe ekspertizën e tyre.

Top Channel